Skip to content
6 September, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“E pranova publikisht gabimin tim”, pas publikimit të videos ku godet arbitrin, reagon Alban Xhaferi…

ShkodraWeb 31 August, 2026
alban xhaferi goditja arbitri 2026

48 orë pas përfundimit të ndeshjes Elbasani–Vllaznia, në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video e imja nga një përplasje verbale e ndodhur në përfundim të takimit.

Nuk dua të ndalem te shkaqet dhe rrethanat që më çuan në atë reagim, sepse asnjë rrethanë nuk e justifikon veprimin. Për këtë arsye e ndiej për detyrë të sqaroj opinionin publik.

Së pari, i kërkoj publikisht dhe thellësisht ndjesë arbitrit Ergys Spahiu dhe familjes së tij për veprimet e mia në atë moment tensioni dhe presioni të jashtëzakonshëm psikologjik. Ai personalisht nuk kishte asnjë faj në atë përplasje dhe reagimi im ndaj tij ishte i papranueshëm. Çështja është tashmë e sqaruar mes nesh në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok. Gjithashtu, i kërkoj ndjesë çdo familjeje shqiptare dhe kujtdo që ka parë apo dëgjuar ato pamje. Një sjellje e tillë nuk përfaqëson as edukatën time, as vlerat që përfaqësoj.

Së dyti, dua të jem shumë i qartë: beteja ime nuk është dhe nuk do të jetë kundër individëve. Qëndrimi im është kundër një sistemi që, sipas bindjes sime, po dëmton rëndë besimin te futbolli shqiptar. I bëj thirrje Presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka, që të ndërhyjë dhe që së bashku me klubet dhe të gjithë aktorët e futbollit të ndërtojmë një sistem më transparent, më të drejtë dhe më të kontrollueshëm, ku puna, mundi, investimi dhe djersa e askujt të mos mohohen.

Së treti, për një pjesë të mediave që prej ditësh kanë zgjedhur ta zhvendosin të gjithë debatin nga problemet reale të futbollit tek ideja se “e keqja është Alban Xhaferi”, kam vetëm një përgjigje: më gjykoni për veprimet e mia, më kritikoni kur gaboj — dhe për këtë rast e pranova publikisht gabimin tim — por mos e përdorni atë për të fshehur problemet që kërkojnë përgjigje.

Alban Xhaferi vjen nga një familje e nderuar dhe e respektuar shkodrane. Jetën dhe punën time i kam ndërtuar me ndershmëri, punë dhe me besim të palëkundur në Zot. Kam gabuar dhe do të gaboj si çdo njeri, por do të kem gjithmonë forcën të kërkoj falje kur gaboj dhe po aq forcë të ngre zërin kur besoj se po bëhet një padrejtësi.

Për Vllazninë, për Shkodrën dhe për një futboll shqiptar më të drejtë, do të vazhdoj të luftoj — por gjithmonë duke nxjerrë mësimet e duhura edhe nga gabimet e mia njerëzore.

Alban Xhaferi /Publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: KUJDES – Nëse duhet të udhëtoni drejt Tiranës e Durrësit me 1, 2 dhe 3 shtator, duhet të informoheni…
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 1 shtator 2026…

TË FUNDIT

benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
arrest shkoderrrr 2026

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

ShkodraWeb 6 September, 2026

TË FUNDIT

  • NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?! 6 September, 2026
  • “Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër 6 September, 2026
  • Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para… 6 September, 2026
  • E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin… 6 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • VIDEO – Vllaznia mundet në “Loro Boriçi” nga Partizani, kuqeblutë barazuan 2 herë avantazhin e miqve 5 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në Lëpushë të Malësisë së Madhe 40- vjeçari, ra në humnerë duke pësuar dëmtime… 5 September, 2026
  • “Ulu në gjunjë e kërko falje”, sherri me Eduard Kuçin, policia arreston këngëtarin Joz Marku, ish- banor i BBVip 5 September, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
arrest shkoderrrr 2026

Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para…

ShkodraWeb 6 September, 2026
autobus aksident 2026

E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin…

ShkodraWeb 6 September, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.