Politikë

Rama: Çdo ndërhyrje deputeti për të futur dikë në punë të jetë vepër penale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të propozojë konsiderimin si vepër penale të çdo ndërhyrjeje të deputetëve për të punësuar dikë apo për të bërë favore të ndryshme përmes telefonit.

“Unë do të propozoj që çdo ndërhyrje e çdo deputeti me telefon, për të futur njeri në punë, të konsiderohet vepër penale. Do ta propozoj këtë dhe do t’ju shoh të gjithëve në sy dhe do t’ju kërkoj ta votoni. Çdo mesazh i çuar, fut këtë në punë, shihe pak atë, të konsiderohet vepër penale. Sepse një deputet që bën këtë, nuk është përfaqësues i denjë i atyre mijëra të tjerëve që s’kanë akses te Whatsappi i tij, që s’janë pjesë e rrënjëve të tarafit të tij, dhe që s’janë shokë të fëmijërisë së tij”, tha Rama.