Lajme nga Bota

'Zemër, të marr më vonë', Meloni ndërpret fjalimin në Bari për të folur në telefon

Një moment spontan dhe familjar ka shkëputur për pak çaste fjalimin e kryeministres italiane gjatë aktivitetit të Fratelli d’Italia në Bari.

Teksa po fliste në aktivitetin me sloganin “Qeveria më e qëndrueshme, Italia më e fortë”, Meloni mori një telefonatë dhe, pa e fshehur situatën, iu përgjigj shkurt: “Zemër, të marr më vonë.”

Më pas, ajo iu drejtua të pranishmëve me një buzëqeshje: “Më falni, ishte vajza ime… më kishte telefonuar tre herë.”

Nuk është hera e parë që Meloni shfaq natyralitet dhe lirshmëri. Para disa kohësh ndërpreu fjalimin se i duhej të shkonte në tualet.