
Nëse printi leopard ka qenë prej kohësh një klasik i manikyrit, këtë vjeshtë duket se po i vjen radha një alternative shumë më të butë dhe elegante: “Bambi nails”.
Trendi i frymëzuar nga gëzofi me pika i një kaprolli të vogël po fiton vëmendje në rrjetet sociale dhe në botën e bukurisë, duke u cilësuar si një nga manikyrët më të veçantë të sezonit vjeshtë 2026.


Në vend të njollave të theksuara të leopardit, “Bambi nails” përdorin një kombinim shumë më të ngrohtë: kafe, bezhë, karame dhe nuanca qumështi, të shoqëruara me pika të vogla krem ose të bardha që imitojnë pamjen karakteristike të një kaprolli.


Rezultati është një manikyr me pamje të butë, të ngrohtë dhe paksa lozonjare, por pa humbur elegancën.

Si realizohet?
Zakonisht punohet me një bazë në tonalitete kafe ose karamel, shpesh me efekt të zbutur ose të shkëlqyeshëmdhe më pas shtohen pika të parregullta në të bardhë apo krem. Modeli mund të aplikohet në të gjithë thonjtë ose vetëm në disa prej tyre, duke e kombinuar pjesën tjetër me një ngjyrë të thjeshtë nude apo kafe.

Madje, për një version më minimalist, “Bambi nails” mund të përdoren vetëm si detaj në majat e thonjve ose në një apo dy gishta.
Tonalitetet e ngrohta të këtij modeli përputhen perfekt me atmosferën e vjeshtës dhe me trendin më të gjerë të sezonit, ku po rikthehen kafeja, karamelja, ulliri, bordo dhe nuancat e pasura të tokës.

Pra, nëse këtë vjeshtë doni të provoni një animal print, por leopardin e keni parë mjaftueshëm, “Bambi nails” mund të jenë zgjedhja më e ëmbël e sezonit. Ku? Te Bamboo Nail Bars.