Look-u i Bianca Balti në Venecia, një elegancë pa sforco
Wednesday 2 September 2026, 15:36
TiranaPost

Bianca Balti ka mbërritur në Lido të Venecias, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve me një look të thjeshtë dhe elegant.

Modelja, e cila prej disa kohësh po lufton me kancerin, zgjodhi stilin e Brunello Cucinelli: këmishë të bardhë, pantallona të errëta, rrip lëkure dhe një kapelë të zezë. Pamjen e kompletoi me një çantë të madhe dhe këpucë të sheshta.


Pa ekzagjerime dhe pa shkëlqimin tipik të tapetit të kuq, Balti solli një elegancë të relaksuar, por shumë chic, që i përshtatet në mënyrë perfekte atmosferës së Venecias, por edhe një paraditeje apo pasditeje të zakonshme.