Stil jete

Olta Gixhari në një rol ndryshe, si drejtuese e 'Fiks Fare'

Olta Gixhari është surpriza e sezonit të ri televiziv. Si asnjëherë më parë, do të jetë në rolin e drejtueses së programit investigativo-satirik "Fiks Fare".

Olta do të jetë në krah të aktorit dhe ish-drejtuesit të Fiksit, Dorian Ramaliu.

Kjo dyshe do të jetë në vend të Julian Dedës dhe Xhemi Shehut, që largohen pas një sezoni në "Fiks Fare.

Më herët Olta Gixhari ka qenë edhe opinioniste e "Big Brother Vip Kosova", por në rol drejtues, kjo do të jetë hera e parë.