Politikë

Rama mbledh deputetët dhe ministrat, priten ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët e Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave. Takimi nisi në orën 10:00, ndërsa Rama ishte i pari që mbërriti në takim.

Në fokus pritet të jenë dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”. Mbledhja vjen një ditë pas takimit me ministrat në “Vilën e Kuqe”, ku ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, njoftoi dorëheqjen.

Tashmë vëmendja është te mundësia e ndryshimeve të tjera në kabinet dhe te emri që do të zëvendësojë Evis Salën.