Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë i merr jetën gazetarit 26-vjeçar
Wednesday 2 September 2026, 12:25
TiranaPost

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një gazetari të ri, mëngjesin e kësaj të mërkure pranë Urës së Gjolës në Fushë-Krujë.
Dy automjete janë përplasur rreth orës 09:40 në aksin Vorë–Fushë-Krujë. Si pasojë e përplasjes, gazetari 26-vjeçar Xhesjon Zogu ka mbetur i plagosur rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë në spital.
Në aksident është plagosur edhe drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi me inicialet B. R., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.