Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin Blendi Sulaj
Wednesday 2 September 2026, 13:55
TiranaPost

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj.
Sulaj, i cili më herët ka qenë pjesë e Partisë Demokratike, u përfshi në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e vitit 2025. Në korrik të vitit të kaluar, ai u emërua nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, duke marrë përgjegjësinë për menaxhimin e territorit dhe zhvillimin rural.
Shkarkimi i tij vjen një ditë pas largimit nga detyra të nënkryetares Anuela Ristani, së cilës Veliaj i hoqi delegimin për drejtimin e Bashkisë.