Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj në një dasmë - Gazeta Express
string(65) "atifete-jahjaga-terheq-vemendjen-me-paraqitjen-e-saj-ne-nje-dasme"

Rozë

Gazeta Express

06/09/2026 9:16

Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj në një dasmë

Rozë

Gazeta Express

06/09/2026 9:16

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj, këtë herë në një dasmë ku u shfaq elegante dhe në formë të shkëlqyer.

Jahjaga kishte zgjedhur një fustan të kuq elegant, i cili i vinte në pah linjat, ndërsa flokët e stilizuara me valë, grimi glam dhe bizhuteritë diskrete e plotësuan pamjen e saj.

Për përgatitjen e dukjes të ish-presidentes u kujdes grimieri Meriton Bajrami, i cili publikoi një fotografi nga mbrëmja me përshkrimin: “Glamour në çdo detaj”.

Atifete Jahjaga/Instagram

Paraqitjet e Atifete Jahjagës kanë marrë shpesh vëmendje edhe gjatë viteve të fundit, veçanërisht për stilin dhe zgjedhjet e saj në evente publike.

Edhe këtë herë, ish-presidentja u shfaq me një pamje të kuruar deri në detaje, duke kombinuar elegancën me një stil që nuk kaloi pa u vënë re. /Telegrafi/

Atifete Jahjaga/Instagram

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕