Harrojeni tastierën! Ky aplikacion ju lejon të shkruani email-e... - Business Magazine Albania

Harrojeni tastierën! Ky aplikacion ju lejon të shkruani email-e vetëm me zë

Shkrimi i një email-i të gjatë në telefon mund të jetë së shpejti shumë më pak i lodhshëm. Një aplikacion i ri për iPhone po e zhvendos komunikimin me email nga tastiera te zëri, duke përdorur Inteligjencën Artificiale për të kthyer disa fjali të folura në një mesazh të plotë dhe profesional.

Lexo edhe: TVSH, dogana dhe plastika, ja si do llogaritet kontributi shqiptar në BE

Bëhet fjalë për Avec, një aplikacion i fokusuar te përdorimi i zërit për menaxhimin e email-eve në Gmail. Sipas përshkrimit zyrtar në App Store, përdoruesi mund të flasë për atë që dëshiron të thotë dhe aplikacioni e kthen këtë informacion në një draft të strukturuar, të cilin më pas mund ta rishikojë, korrigjojë me zë dhe ta dërgojë.

Ideja është e thjeshtë: në vend që të shkruani çdo fjali në ekranin e vogël të telefonit, mjafton të flisni. Për shembull, mund të shpjegoni me pak fjalë se dëshironi t’i përgjigjeni një kolegu, të konfirmoni një takim ose të kërkoni një informacion. Avec përpiqet ta kthejë këtë udhëzim në një email të formuluar në mënyrë më të rregullt.

Por aplikacioni nuk ndalet vetëm te hartimi i mesazheve.

Avec mund të organizojë kutinë hyrëse duke nxjerrë në pah email-et që konsiderohen më të rëndësishme, ndërsa mesazhet mund të kalohen një nga një përmes një sistemi me gjeste. Aplikacioni mëson gjithashtu nga mënyra se si përdoruesi ndërvepron me email-et, për të përshtatur prioritetet.

Një tjetër funksion interesant është kërkimi me zë. Në vend që të kërkoni manualisht në qindra ose mijëra mesazhe, mund t’i bëni një pyetje kutisë suaj postare dhe aplikacioni përpiqet të gjejë informacionin përkatës.

Për përdoruesit që kanë disa adresa Gmail, Avec mund t’i menaxhojë ato nga një vend i vetëm. Aplikacioni është aktualisht i disponueshëm vetëm për iPhone dhe ofrohet pa pagesë.

Megjithatë, ka një detaj të rëndësishëm: Avec nuk zëvendëson Gmail-in, por funksionon si një shtresë mbi llogarinë ekzistuese. Sipas përshkrimit të aplikacionit, përdoruesi ruan kontrollin mbi veprimet në inbox dhe mund të vendosë vetë nëse një email do të arkivohet apo thjesht do të shënohet si i lexuar.

Kjo tregon edhe një ndryshim më të gjerë në mënyrën se si po përdoret Inteligjenca Artificiale. Në vend që AI të jetë thjesht një chatbot ku shkruajmë pyetje, aplikacione të reja po përpiqen ta bëjnë atë një ndërfaqe të përditshme: flisni, dhe teknologjia merret me pjesën tjetër.

Nëse ky model përhapet, tastiera mund të mos jetë më mënyra e vetme për të komunikuar me pajisjet tona. Të paktën për email-et, duket se zëri po kërkon një vend gjithnjë e më të rëndësishëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #42 – Qershor 2026

DIASPORA, pasuria e re strategjike e Shqipërisë!

Ekziston një paradoks në zemër të historisë ekonomike shqiptare të tridhjetë viteve të fundit. Vendi humbi dhe vazhdon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të kapitalit të tij njerëzor që shkon drejt Evropës Perëndimore apo edhe Amerikës së Veriut. Ky proces, i dokumentuar me shifra alarmante është një plagë e hapur sociale e vendit dhe jo vetëm. Çdo vit Shqipëria dhe Kosova humbnin mjekë, inxhinierë, sipërmarrës etj. Fitonin: remitanca.

Por kjo llogaritje gjithmonë ka qenë e paplotë. Dhe tani, me gjeneratën e parë të diasporës shqiptare që ka arritur maturinë profesionale dhe sipërmarrëse, po bëhet e qartë se sa e paplotë ka qenë në të vërtetë.

Krenar Komoni nuk e ndërtoi Tive-n, platformën teknologjike me vlerësim mbi gjysmë miliardi dollarë sepse sistemi e favorizoi. Përkundrazi, ai ia doli duke mbartur me vete kapitalin më të rëndësishëm: aftësinë për të parë mundësi aty ku të tjerët shohin boshllëqe. E njëjta histori përsëritet te Arber Sejdiji, sipërmarrësi nga Kosova që nga Zyrihu kontribuon në transformimin e retail-it global. Po ashtu, Eva Gjoni, Brendon Ahmeti i Synaps etj…Këta nuk janë përjashtime. Ata janë sinjalet e para të një fenomeni më të madh: kapitali shqiptar po krijon vlerë …

See more
Follow us
0