Del në qarkullim monedha me imazhin e Trump-it - Business Magazine Albania

Del në qarkullim monedha me imazhin e Trump-it

Donald Trump është tashmë presidenti i parë në jetë dhe në detyrë i Shteteve të Bashkuara, fytyra e të cilit stampohet në monedhën vendase, dollar.

Departamenti i Thesarit njoftoi daljen në qarkullim të monedhës speciale njëdollarshe. Ky botim i veçantë u krijua për të festuar 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Portreti i Trumpit shfaqet pranë motiveve historike “LIBERTY” dhe “IN GOD WE TRUST”. Monedhat përbëhen kryesisht nga bakri, me përzierje zinku, mangani dhe nikeli.

Interesi i publikut ishte i jashtëzakonshëm. Stoku i monedhave në faqen zyrtare të prerjes u shit plotësisht brenda pak orësh.

Lexo edhe; Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Ligji federal e ndalon paraqitjen e personave të gjallë në kartëmonedha. Megjithatë, administrata shfrytëzoi një hapësirë ligjore të vitit 2020 për monedhat përkujtimore.

Rasti i fundit i ngjashëm ka ndodhur në vitin 1926 me presidentin Kalvin Kulix, i cili u shfaq në monedhën gjysmëdollari për 150-vjetorin e vendit, krahas presidentit të parë, Xhorxh Uashington.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #42 – Qershor 2026

DIASPORA, pasuria e re strategjike e Shqipërisë!

Ekziston një paradoks në zemër të historisë ekonomike shqiptare të tridhjetë viteve të fundit. Vendi humbi dhe vazhdon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të kapitalit të tij njerëzor që shkon drejt Evropës Perëndimore apo edhe Amerikës së Veriut. Ky proces, i dokumentuar me shifra alarmante është një plagë e hapur sociale e vendit dhe jo vetëm. Çdo vit Shqipëria dhe Kosova humbnin mjekë, inxhinierë, sipërmarrës etj. Fitonin: remitanca.

Por kjo llogaritje gjithmonë ka qenë e paplotë. Dhe tani, me gjeneratën e parë të diasporës shqiptare që ka arritur maturinë profesionale dhe sipërmarrëse, po bëhet e qartë se sa e paplotë ka qenë në të vërtetë.

Krenar Komoni nuk e ndërtoi Tive-n, platformën teknologjike me vlerësim mbi gjysmë miliardi dollarë sepse sistemi e favorizoi. Përkundrazi, ai ia doli duke mbartur me vete kapitalin më të rëndësishëm: aftësinë për të parë mundësi aty ku të tjerët shohin boshllëqe. E njëjta histori përsëritet te Arber Sejdiji, sipërmarrësi nga Kosova që nga Zyrihu kontribuon në transformimin e retail-it global. Po ashtu, Eva Gjoni, Brendon Ahmeti i Synaps etj…Këta nuk janë përjashtime. Ata janë sinjalet e para të një fenomeni më të madh: kapitali shqiptar po krijon vlerë …

See more
Follow us
0