“Ndotësi paguan”, si do të llogaritet fatura për dëmet ndaj mjedisit - Business Magazine Albania

“Ndotësi paguan”, si do të llogaritet fatura për dëmet ndaj mjedisit

Audio
Dëgjo këtë artikull
0:00

Parimi “ndotësi paguan” merr një dimension më konkret me rregullat e reja të miratuara nga Ministria e Mjedisit për trajtimin dhe përllogaritjen e dëmeve ndaj mjedisit. Operatorët që shkaktojnë dëme do të duhet të përballojnë financiarisht ndërhyrjet për rikthimin e gjendjes së mjedisit të prekur, duke përfshirë pyjet, habitatet, ujërat dhe tokën.

Dy urdhra të rinj përcaktojnë si mënyrën e ndërhyrjes në rastet e dëmtimit, ashtu edhe metodën për llogaritjen e faturës që mund t’u ngarkohet operatorëve përgjegjës. Kjo faturë nuk do të kufizohet vetëm te puna fizike për rehabilitimin e zonës.

Në kostot e rikuperueshme do të përfshihen edhe inspektimet në terren, marrja e mostrave, analizat laboratorike, studimet shkencore dhe angazhimi i ekspertëve. Po ashtu, operatori mund të përballet me shpenzimet për monitorimin, procedurat administrative, masat emergjente, si dhe kostot ligjore dhe gjyqësore që lidhen drejtpërdrejt me përgjegjësinë mjedisore.

Lexo edhe: Kur lajmet e mira janë lajme të këqija për bursën

Një element tjetër i rëndësishëm është se rehabilitimi do të vlerësohet në disa nivele. Masat mund të jenë parësore, plotësuese ose kompensuese, në varësi të dëmit të shkaktuar dhe nevojës për të rikthyer ose kompensuar funksionet e humbura të ekosistemit.

Përllogaritja e kostove do të mbështetet te shpenzimet faktike, çmimet e tregut, vlerësimet e ekspertëve ose normat standarde të kostos. Në këtë mënyrë, përgjegjësia financiare synon të përfshijë të gjithë procesin, nga ndërhyrja fillestare dhe rehabilitimi deri te monitorimi i rezultateve.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të jetë institucioni përgjegjës për zbatimin e masave. Megjithatë, mekanizmi nuk do të nisë të zbatohet menjëherë. Hapi i radhës është miratimi dhe hyrja në fuqi e akteve të tjera nënligjore për përgjegjësinë mjedisore, të parashikuara nga ligji për mbrojtjen e mjedisit.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #42 – Qershor 2026

DIASPORA, pasuria e re strategjike e Shqipërisë!

Ekziston një paradoks në zemër të historisë ekonomike shqiptare të tridhjetë viteve të fundit. Vendi humbi dhe vazhdon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të kapitalit të tij njerëzor që shkon drejt Evropës Perëndimore apo edhe Amerikës së Veriut. Ky proces, i dokumentuar me shifra alarmante është një plagë e hapur sociale e vendit dhe jo vetëm. Çdo vit Shqipëria dhe Kosova humbnin mjekë, inxhinierë, sipërmarrës etj. Fitonin: remitanca.

Por kjo llogaritje gjithmonë ka qenë e paplotë. Dhe tani, me gjeneratën e parë të diasporës shqiptare që ka arritur maturinë profesionale dhe sipërmarrëse, po bëhet e qartë se sa e paplotë ka qenë në të vërtetë.

Krenar Komoni nuk e ndërtoi Tive-n, platformën teknologjike me vlerësim mbi gjysmë miliardi dollarë sepse sistemi e favorizoi. Përkundrazi, ai ia doli duke mbartur me vete kapitalin më të rëndësishëm: aftësinë për të parë mundësi aty ku të tjerët shohin boshllëqe. E njëjta histori përsëritet te Arber Sejdiji, sipërmarrësi nga Kosova që nga Zyrihu kontribuon në transformimin e retail-it global. Po ashtu, Eva Gjoni, Brendon Ahmeti i Synaps etj…Këta nuk janë përjashtime. Ata janë sinjalet e para të një fenomeni më të madh: kapitali shqiptar po krijon vlerë …

See more
Follow us
0