Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së - Business Magazine Albania

Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi të premten pasaportat koleksionuese që mbajnë portretin e tij, të cilat do të qarkullojnë në një numër të kufizuar në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pasaporta e re e SHBA-së thotë: ‘Mirë se vini, por silluni mirë’”, shkroi Trump në një postim të publikuar në platformën e tij, Truth Social.

Në kopertinën e pasaportës shfaqet presidenti Trump me një pamje serioze, i mbështetur mbi tavolinën e punës, ndërsa në sfond ndodhet teksti i Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së. Në pjesën e poshtme është vendosur firma e tij. Portreti duket se është bazuar në një fotografi të realizuar nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Daniel Torok.

Lexo edhe: Google prezanton Pics, mjetin AI që e kthen një prompt në dizajn

Faqja e dytë e pasaportës përmban një pikturë që paraqet momentin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, me mbishkrimin: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës 250”.

Shtëpia e Bardhë publikoi gjithashtu imazhin e pasaportës, duke e shoqëruar me komentin: “Pasaportë Patriotike”.

Deri më sot, asnjë president në detyrë i Shteteve të Bashkuara nuk është paraqitur në një pasaportë. Njoftimi vjen në kuadër të një sërë vendimesh që synojnë të lënë gjurmën personale të Donald Trump në simbole dhe institucione të rëndësishme amerikane, një qasje që ka nxitur kritika dhe akuza për kult të individit. Gjithashtu, firma e Donald Trump do të përfshihet edhe në kartëmonedha koleksionuese, një tjetër risi që realizohet për herë të parë gjatë mandatit të një presidenti në detyrë të SHBA-së.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #42 – Qershor 2026

DIASPORA, pasuria e re strategjike e Shqipërisë!

Ekziston një paradoks në zemër të historisë ekonomike shqiptare të tridhjetë viteve të fundit. Vendi humbi dhe vazhdon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të kapitalit të tij njerëzor që shkon drejt Evropës Perëndimore apo edhe Amerikës së Veriut. Ky proces, i dokumentuar me shifra alarmante është një plagë e hapur sociale e vendit dhe jo vetëm. Çdo vit Shqipëria dhe Kosova humbnin mjekë, inxhinierë, sipërmarrës etj. Fitonin: remitanca.

Por kjo llogaritje gjithmonë ka qenë e paplotë. Dhe tani, me gjeneratën e parë të diasporës shqiptare që ka arritur maturinë profesionale dhe sipërmarrëse, po bëhet e qartë se sa e paplotë ka qenë në të vërtetë.

Krenar Komoni nuk e ndërtoi Tive-n, platformën teknologjike me vlerësim mbi gjysmë miliardi dollarë sepse sistemi e favorizoi. Përkundrazi, ai ia doli duke mbartur me vete kapitalin më të rëndësishëm: aftësinë për të parë mundësi aty ku të tjerët shohin boshllëqe. E njëjta histori përsëritet te Arber Sejdiji, sipërmarrësi nga Kosova që nga Zyrihu kontribuon në transformimin e retail-it global. Po ashtu, Eva Gjoni, Brendon Ahmeti i Synaps etj…Këta nuk janë përjashtime. Ata janë sinjalet e para të një fenomeni më të madh: kapitali shqiptar po krijon vlerë …

See more
Follow us
0