Kryefjala Logo

Nga sherri në pranga! Arrestohet Joz Marku pas konfliktit me Edin

5 Shtator, 2026 | 11:33 am

Joz Marku është arrestuar pas incidentit të dhunshëm me ish-konkurrentin e “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi, i njohur si Edi.

Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe pasi në rrjetet sociale nisën të qarkullonin pamje nga momenti i konfliktit. Në video, Jozi shfaqet duke u konfrontuar fizikisht me Edin, ndërsa në vendngjarje duken edhe persona të tjerë dhe disa automjete.

Sipas raportimeve, Joz Marku është ndaluar mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e Kombinatit, pas ndërhyrjes së autoriteteve.

Hetimet ndërkohë vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në përplasjen mes tyre, si dhe për të përcaktuar rolin e personave të tjerë që shfaqen në pamjet e publikuara.

Incidenti mes dy ish-personazheve të “Big Brother” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin plotësisht se çfarë ndodhi dhe si nisi konflikti.

Të ngjashme