Showbiz
Prokuroria vihet në lëvizje pas përplasjes me Edi Kuçin, kërkohet arrestimi i Joz Markut
4 Shtator, 2026 | 4:46 pm

Përplasja mes Jozefin Markut, i njohur si Jozi, dhe Eduard Kuçit nuk mbetet më vetëm një ngjarje që po qarkullon në rrjetet sociale. Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj këngëtarit, pas publikimit të pamjeve ku Kuçi shihet duke u sulmuar fizikisht.
Sipas Prokurorisë, rasti është iniciuar me vetiniciativë nga prokurori kujdestar ndaj J.M., shtetas i Shqipërisë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, në dëm të E.K., shtetas i Kosovës. Raportohet gjithashtu se ndaj Markut është lëshuar urdhër ndalimi në Kosovë.
Zhvillimi vjen pas publikimit të videos së plotë të incidentit. Në pamje, disa persona, mes tyre edhe të maskuar, shihen teksa i zënë rrugën automjetit ku ndodhej Eduard Kuçi, duke përdorur edhe një tabelë “STOP” të ngjashme me atë të Policisë. Më pas, në video shihet Jozi duke e goditur Kuçin.
Në një moment dëgjohet gjithashtu Jozi duke i kërkuar Edit të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje, ndërsa pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Vetë Eduard Kuçi kishte reaguar më herët duke pretenduar se ishte gjendur “15 me 1”, ndërsa e kishte shoqëruar videon me mesazhin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër!”
Tashmë çështja ka kaluar nga përplasja publike mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP” në një procedurë penale në Kosovë, ndërsa pritet të shihet se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të autoriteteve./ Newsbomb.al










































