Showbiz
“Jemi bërë të gjithë njësoj”/ Efi Dhedhes bën deklaratën e papritur: Përfshirë edhe mua
4 Shtator, 2026 | 1:51 pm

Efi Dhedhes ka ndarë me ndjekësit një reflektim për imazhin dhe standardet e bukurisë që po dominojnë gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka pranuar se edhe ajo vetë ndihet pjesë e një tendence që, sipas saj, po bën që njerëzit të humbasin individualitetin.
“Autenticitetin kemi humbur. Kjo është fjala e duhur… Jemi bërë të gjithë njësoj. Përfshirë edhe mua”, shkruan Efi.

Një deklaratë e shkurtër, por mjaft e drejtpërdrejtë, me të cilën ajo nuk e vendos veten jashtë fenomenit që kritikon. Përkundrazi, Efi pranon se edhe vetë është bërë pjesë e tij.
Në një kohë kur filtrat, tendencat estetike dhe modelet e njëjta të bukurisë janë gjithnjë e më të pranishme në rrjetet sociale, deklarata e saj hap pikërisht diskutimin mbi humbjen e tipareve individuale dhe presionin për t’iu përshtatur një imazhi të caktuar.









































