Lifestyle
Sekreti pas transformimit të VIP-ave shqiptarë/ Personazhet e njohur i kanë besuar flokët “Laser Way”
4 Shtator, 2026 | 1:38 pm

Mbjellja e flokëve nuk është më një temë tabu. Gjithnjë e më shumë meshkuj zgjedhin transplantin e flokëve për të përmirësuar pamjen e tyre, ndërsa mes tyre nuk mungojnë as personazhet e njohur shqiptarë.
Gazetarë, aktorë, këngëtarë, sportistë dhe artistë të skenës i janë drejtuar Laser Way, klinikës së specializuar në transplantin e flokëve. Lista e VIP-ave është e gjatë por këto janë vetëm disa prej tyre.
Edi Manushi – Moderator
Një nga figurat e njohura të ekranit shqiptar, Edi Manushi, është gjithashtu mes personazheve publikë që kanë zgjedhur mbjelljen e flokëve te Laser Way.

Visjan Ukcenaj – Aktor
Edhe Visjan Ukcenaj, një prej aktorëve të njohur të humorit, i ka besuar Laser Way ndryshimin e tij. Rezultati i transplantit të flokëve është dokumentuar edhe përmes fotove para dhe pas.

Armando Sadiku – Futbollist
Nga bota e sportit, Armando Sadiku është një tjetër emër i njohur që ka kryer transplantin e flokëve te Laser Way. Futbollisti shqiptar është një prej personazheve që ka bërë publik edhe transformimin e tij.

Eugent Bushpepa – Këngëtar
Edhe këngëtari Eugent Bushpepa ka zgjedhur Laser Way për mbjelljen e flokëve. Një ndryshim në imazh që sot mund të shihet qartë në paraqitjet e artistit.

Renis Gjoka – Këngëtar
Në listën e artistëve është edhe Renis Gjoka. Këngëtari i është drejtuar Laser Way për transplantin e flokëve, duke iu bashkuar emrave të njohur që kanë zgjedhur këtë procedurë.

Josif Gjipali – Tenor
Nga skena e muzikës klasike, Josif Gjipali është një tjetër personazh i njohur që ka zgjedhur Laser Way për mbjelljen e flokëve.

Kastriot Tusha – Tenor
Edhe tenori i mirënjohur Kastriot Tusha bën pjesë në listën e personazheve publikë që i kanë besuar Laser Way kujdesin për flokët dhe imazhin e tyre.

Pas zgjedhjes së shumë emrave të njohur qëndron edhe eksperienca e gjatë e Laser Way, një klinikë shqiptare e specializuar në transplantin e flokëve që ushtron aktivitetin prej vitit 2004 dhe deklaron mbi 15 mijë transplante të realizuara. Klinika operon në Tiranë dhe Prishtinë.
Laser Way aplikon teknika bashkëkohore të transplantit të flokëve, ndërsa trajtimi planifikohet individualisht në varësi të karakteristikave dhe nevojave të secilit pacient.
Për ata që po mendojnë të ndërmarrin të njëjtin hap, procesi nis me një konsultë dhe vlerësim individual, ku shqyrtohen rënia e flokëve, zona dhuruese, dendësia dhe numri i grafteve që mund të nevojiten.
Vizito Laser Way dhe rezervo konsultën
Laser Way – të bën me flokë!


















































