Kryefjala Logo

“Dikur u bëja leksione shokëve për dashurinë, tani rashë vetë brenda”/ Alessio Alia pranon se është në një lidhje

4 Shtator, 2026 | 9:52 am

Pas muajsh aludimesh për jetën e tij sentimentale, Alessio Alia ka pranuar se aktualisht është në një lidhje dhe se është i lumtur, por ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Gjatë një interviste të fundit, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka folur hapur për mënyrën se si dashuria i ka ndryshuar këndvështrimin.

“Dikur u bëja leksione shokëve për dashurinë dhe tani rashë vetë brenda”, është shprehur Alessio, duke pranuar kështu se në jetën e tij tashmë është dikush i veçantë.

Për të, lumturia nuk lidhet me luksin apo të mirat materiale, por me njeriun që ke pranë.

“Njeriu nuk ka nevojë për pallate, pushime, makina. Njeriun e bën të lumtur personi me të cilin ke një komunikim. Ke një person me të cilin di të flasësh, të bësh një muhabet. Për këto kemi nevojë, për një përqafim. Jam i lumtur”, ka rrëfyer ai.

Por ndërsa konfirmoi se zemra e tij është e zënë, Alessio nuk tregoi emrin e partneres. Dhe pikërisht këtu rikthehet në vëmendje Jonida Maliqi.

Prej muajsh, Alessio dhe këngëtarja janë në qendër të zërave për një histori dashurie. Në mars, kur u pyet për Jonidën, ai e cilësoi atë si “një nga gratë më të forta” që kishte njohur dhe deklaroi se kishte shumë respekt për të, pa konfirmuar një romancë. 

Edhe në qershor, kur u pyet drejtpërdrejt nëse ishte në një lidhje me Jonidën, Alessio sërish nuk dha një “po” apo “jo”, duke preferuar ta mbante private jetën sentimentale. 

Ndërkohë, dyshja është parë disa herë së bashku dhe dalja më e fundit erdhi vetëm pak ditë më parë, kur Jonida dhe Alessio morën pjesë së bashku në dasmën e Kidës dhe Ajbit në Romë. 

Tani Alessio ka bërë një hap më tej, ka konfirmuar se është i dashuruar dhe në një lidhje, por pa treguar me kë.

Të ngjashme