E veshur me të bardha dhe me unazën në gisht, Cindy Loci kurorëzon dashurinë

4 Shtator, 2026 | 9:37 am

Cindy Loci ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së saj. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se ka kurorëzuar historinë e dashurisë me partnerin e saj, duke treguar edhe unazën në gisht.

Në fotografitë e publikuara, çifti shfaqet pranë detit, të dy të veshur në të bardha, ndërsa Cindy ka zgjedhur ta shoqërojë momentin me një dedikim romantik.

“Përgjithmonë bashkë! Në këtë jetë dhe në çdo jetë tjetër! Të dua A”, shkruan ajo, duke vendosur krahas mesazhit edhe simbolin e unazës.

Në postim, Cindy ka shënuar datën 03.08.2026, e cila duket se lidhet me momentin e veçantë të çiftit. Ajo ka përdorur gjithashtu hashtagët #married, #proposal dhe #newlife, duke lënë të kuptohet se për të dy ka nisur një kapitull i ri.

IMG 6916
Screenshot

Fotografia e unazës dhe imazhi romantik i çiftit kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa postimi është shoqëruar me urime për hapin e ri në jetën e saj.

Të ngjashme