Karim Adeyemi surprizon Loredanën për 31-vjetorin e lindjes

2 Shtator, 2026 | 11:25 am

Loredana Zefi feston sot 31-vjetorin e lindjes dhe mes urimeve të shumta nuk mund të mungonte ai i partnerit të saj, futbollistit Karim Adeyemi.

Adeyemi ka zgjedhur që urimin për reperen ta ndajë publikisht me ndjekësit, duke publikuar në Instagram Stories disa fotografi nga momentet e tyre së bashku.

Në një prej fotove, ku Loredana shfaqet e vetme, futbollisti i drejtohet asaj me një dedikim të veçantë:

“Gëzuar ditëlindjen mikes sime më të mirë. Faleminderit që je personi që je”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar mesazhin me zemra të kuqe.

Përmes postimeve të tjera, Adeyemi ka rikthyer edhe momente të çiftit, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë mes tyre.

Loredana dhe Karim e kanë bërë publike prej kohësh marrëdhënien e tyre dhe nuk i kanë kursyer dedikimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Këtë herë, në ditën e saj të veçantë, futbollisti ka zgjedhur ta përkufizojë partneren jo vetëm si të dashurën e tij, por edhe si “miken më të mirë”.
IMG 6744

Të ngjashme