Ledian Agallijaj na prezanton të dashurën e re?

30 Gusht, 2026 | 9:47 pm

Pas historisë me Elhaida Danin, një kapitull tashmë i mbyllur, balerini Ledian Agallijaj ka tërhequr vëmendjen me një Story të publikuar në Instagram, ku shfaqet një vajzë, duke ngritur menjëherë pikëpyetje për raportin mes tyre.

Por ajo që e bën postimin edhe më intrigues është mbishkrimi që ka zgjedhur ta shoqërojë: “My endless summer.”

bebf23cc 558e 4802 8956 d49b4481801c

Nga burimet e Kryefjala.com mësohet se vajza në fjalë ka qenë pjesë e televizionit.

A është ajo thjesht një shoqe e Ledianit apo mes tyre ka diçka më shumë? Për momentin nuk ka asnjë konfirmim dhe vetë Agallijaj nuk ka dhënë detaje që mund të zbulojnë natyrën e marrëdhënies.

Megjithatë, fakti që ka zgjedhur ta publikojë në profilin e tij dhe captioni i përzgjedhur ka mjaftuar që të lindin dyshimet se në jetën e tij mund të ketë hyrë dikush i ri.

Ne urojmë që së shpejti të kemi lajme të mira!

Të ngjashme