“Të dua” para të gjithëve! Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj nuk përmbahen më

5 Shtator, 2026 | 8:56 am

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë ndezur sërish aludimet për raportin mes tyre, këtë herë pas një momenti që nuk kaloi pa u vënë re gjatë performancës së përbashkët në skenë.

Teksa ndodheshin përballë publikut, reperi iu drejtua Xhensilës me fjalët “Të dua”. Deklarata u filmua nga të pranishmit dhe shumë shpejt pamjet nisën të qarkullonin në rrjetet sociale.

Xhensila e priti me buzëqeshje fjalën e Ledrit, një reagim që vetëm sa shtoi më shumë kureshtjen e ndjekësve.

 

Prej kohësh emrat e dy artistëve janë përfolur për një afërsi mes tyre, ndërsa ky moment në skenë po interpretohet nga fansat si një tjetër detaj që ushqen zërat për një romancë.

Megjithatë, deri tani as Ledri dhe as Xhensila nuk kanë konfirmuar publikisht se mes tyre ekziston një lidhje sentimentale.

Të ngjashme