Kryefjala Logo

“Kam frikë se mos zhgënjej njerëzit”/ Klea Huta bën rrëfimin e papritur

3 Shtator, 2026 | 10:17 am

Klea Huta ka ndarë me ndjekësit një reflektim personal, pasi është pyetur se ku e gjen frymëzimin dhe si ndihet për faktin që shumë vajza dhe gra e shohin si shembull.

Moderatorja dhe sipërmarrësja tregon se nuk ka pasur asnjëherë si qëllim të jetë frymëzim apo model për të tjerët. Edhe pse e vlerëson faktin që gra dhe vajza frymëzohen prej saj, Klea pranon se nuk dëshiron të krijojë një imazh të idealizuar.

“Nuk e kam patur ndonjëherë qëllim të jem inspirim apo shembull. Më vjen mirë që vajza dhe gra inspirohen nga unë, por nuk do doja për asnjë arsye të ndihesha e kushtëzuar/kufizuar për t’u dukur perfekte dhe versioni që duan të shohin tek unë, nga frika se mos zhgënjej njerëzit”, shkruan ajo.

Klea thekson se nuk dëshiron të krijojë pritshmëri tek të tjerët, por të vazhdojë të jetë vetvetja, me të mirat dhe papërsosmëritë e saj.

“Nuk dua të krijoj pritshmëri tek askush. Përpiqem të jetoj, jap, shpërndaj atë që di me dashurinë dhe dëshirën më të madhe dhe për mua kjo është gjëja që më plotëson.”

Në fund, ajo zbulon edhe burimin kryesor të motivimit të saj, duke e përmbledhur me një fjali: “Inspirimi im vjen nga bota ime e brendshme.”

0952BA66 7D51 47EF A618 54FB01935C50 3C38519A 09DC 4243 8190 D7764AFEF4A7

Të ngjashme