Kryefjala Logo

“Pesë vite janë shumë për t’i humbur me mua”/ Beatrix Ramosaj shpërthen në rrjet: Unë e zotëroj historinë time

1 Shtator, 2026 | 9:36 pm

Beatrix Ramosaj ka tërhequr vëmendjen me një reagim të gjatë dhe të drejtpërdrejtë në Instagram, ku duket se u përgjigjet personave që prej vitesh komentojnë dhe gjykojnë zgjedhjet e saj personale.

Këngëtarja e nis mesazhin duke theksuar se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se është plotësisht e vetëdijshme për çdo kapitull të jetës së saj.

“Unë e zotëroj jetën time. Unë e zotëroj historinë time. Zgjedhjet e mia. TË GJITHA. Nuk ka asgjë që mund të më thoni mua apo njerëzve që dua, që të më bëjë të ndihem keq për një jetë të cilën e zotëroj plotësisht. Dhe kjo është fuqia ime”, shkruan Beatrix.

Ajo shton se gjithmonë ka qenë një “libër i hapur” dhe se, pavarësisht paragjykimeve, ka zgjedhur të mos jetojë sipas pritshmërive të të tjerëve.

“Kam dashur çdo minutë dhe çdo sekondë të jetës sime. Nuk fshihem pas asgjëje. Gjithmonë kam qenë një libër i hapur. E kam ditur gjithmonë sa paragjykues mund të jenë njerëzit dhe nuk më ka interesuar kurrë. Falënderoj Zotin që nuk dëgjova kurrë askënd që më tha se duhej të isha ‘në një mënyrë të caktuar’. Gjithmonë i kam qëndruar besnike vetes.”

Më tej, Ramosaj u drejtohet hapur atyre që, sipas saj, vazhdojnë të merren me të, njerëzit e saj të dashur apo personat që ajo ndjek në rrjetet sociale.

“Vazhdoni të merreni me mua, me njerëzit e mi të dashur, me njerëzit që ndjek, çfarëdo që mendoni se po arrini.”

Në fund, Beatrix jep edhe një mesazh për të gjithë ata që mund të gjenden në situata të ngjashme: ta pranojnë historinë e tyre përpara se dikush tjetër të përpiqet ta përdorë kundër tyre.

“Pranojeni të mirën, rrëmujën, zgjedhjet që sot do t’i bënit ndryshe. Është jeta JUAJ.”

Por fjalia që ngre më shumë pikëpyetje është ajo me të cilën këngëtarja e mbyll reagimin:

“Pesë vite janë një kohë shumë e gjatë për t’i humbur me mua, e dashur. Shpresoj që një ditë të mësosh ta duash jetën tënde po aq sa unë dua timen.”

1184bbdc cf87 46dd 8aef c7d2364a2034

Beatrix nuk përmend emra dhe nuk sqaron se kujt i drejtohet konkretisht, ndaj mbetet e paqartë se çfarë e ka nxitur reagimin e saj dhe kush është personi të cilit i referohet me frazën “pesë vite”.

Të ngjashme