Showbiz
Një ditëlindje mes mallit dhe kujtimeve/ Adelina Ismaili prek me fjalët për nënën
1 Shtator, 2026 | 3:27 pm

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka kujtuar nënën e saj të ndjerë në ditën e lindjes, duke ndarë me ndjekësit një dedikim emocional.
Përmes një postimi në Instagram, artistja ka publikuar një fotografi të së ëmës, ndërsa fjalët që e shoqërojnë tregojnë mallin që vazhdon të ndiejë për të.
“Ty që na shikon nga lart, ty që prehesh mes engjëjve, urime ditëlindja ty mam, që më mungon çdo ditë më shumë”, ka shkruar Adelina.

Me këtë mesazh të shkurtër dhe të ndjerë, këngëtarja ka zgjedhur të shënojë ditëlindjen e nënës së saj, duke treguar se mungesa e saj bëhet gjithnjë e më e fortë me kalimin e kohës.










































