Jashari: Me Amorim kemi energji të reja. Ndeshja ndaj Juventusit, për tifozët dhe historinë

5 Shtator 2026
7:32
Alfred Lleshi
back button

Ardon Jashari nuk ishte pjesë e merkatos së Milanit për verën 2026, por pas sezonit të vështirë mund të konsiderohet si një blerje e re: “Dua të tregoj versionin më të mirë të vetes: ky klub e meriton”.

Për Ruben Amorim: “Që ditën e parë që u ktheva nga pushimet, solli një energji të re. E perceptojmë si diçka të re, ndryshe dhe në drejtimin e duhur.

Ideja e tij se si dëshiron të luajmë është shumë e qartë. Duhet të kuptojmë çfarë kërkon, kur kemi topin, kur nuk e kemi, sit ë sillemi në fushë”.

Përv eten shtoi: “Shpresoj të jetë sezoni për të treguar cilësitë e mia. Objektivi është të bëhem versioni më i mirë i vetes dhe ta ndihmoj skuadrën. Dëshira dhe objektivi im i vetëm është të arrij nivelin tim më të lartë në këtë klub”.

Për sfidën ndaj Juventusit: “Në këto ndeshje ndjen tifozët dhe historinë; janë ndryshe. Duhet të përgatitemi më së miri për të treguar ku jemi”.

Për golin: “Do të ishte fantastike! Mezi pres të shënoj, do të ishte bukur në një ndeshje kaq të rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit