Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Analizë

Pse lufta SHBA-Iran është përqendruar te ky ishull i vogël në zemër të Hormuzit?

Larak ndodhet pranë njërit prej korridoreve më të rëndësishme energjetike të planetit

by A G
4 days ago
in Analizë, Kryesore, Të fundit
Pse lufta SHBA-Iran është përqendruar te ky ishull i vogël në zemër të Hormuzit?

Nga larg, Laraku duket si një njollë shkëmbore mbi ujërat e Gjirit Persik. Një ishull i vogël, i vendosur mes Qeshmit dhe hyrjes së Ngushticës së Hormuzit, me vetëm 421 banorë sipas regjistrimit të fundit të vitit 2016.

Nuk ka toka të kultivuara, pasi toka është e varfër dhe reshjet janë të rralla. Jeta e banorëve sillet kryesisht rreth detit: peshkimit, disa dyqaneve të vogla dhe një numri të kufizuar turistësh që mbërrijnë për të ngrënë peshk të freskët.

Por pas kësaj pamjeje të qetë fshihet një rëndësi strategjike që tejkalon shumë përmasat e ishullit. Përpara brigjeve të Larakut kalon Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme të ekonomisë botërore.

Para shpërthimit të luftës, përmes saj kalonin mesatarisht rreth 20 milionë fuçi naftë në ditë, afërsisht një e pesta e konsumit global. Kush kontrollon ose kërcënon këtë rrugë detare, fiton një instrument të fuqishëm presioni mbi tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Pikërisht për këtë arsye ishulli është kthyer në një objektiv të luftës. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, sulmi amerikan goditi dy lëshues të Gardës Revolucionare iraniane, ekipet e të cilëve po përgatiteshin të kryenin operacione kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Sulmi shkaktoi dy viktima dhe dy të plagosur. Teherani reagoi duke deklaruar se kishte goditur me raketa dhe dronë baza amerikane në Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përplasja shënoi një rikthim të drejtpërdrejtë të luftës në terren, pas një periudhe relative qetësie që kishte zgjatur që nga fundi i korrikut.

Rëndësia e Larakut lidhet kryesisht me pozicionin e tij gjeografik. Nga tre ishujt kryesorë që shtrihen pranë hyrjes së Hormuzit – Qeshm, Hormuz dhe Larak – ky i fundit është më i ekspozuari drejt detit të hapur dhe brigjeve të Omanit. Ai përfaqëson, në praktikë, postën më lindore të Iranit në hyrje të ngushticës.

Për këtë arsye, Gardat Revolucionare kanë ndërtuar prej kohësh një rrjet pikash ushtarake në ishujt e Gjirit. Analiza satelitore dhe vëzhgime të pavarura, kanë sugjeruar se Laraku mund të jetë shumë më i militarizuar sesa duket në pamje të parë.

Sipas këtyre vlerësimeve, në ishull ndodhen pozicione radarësh për monitorimin e anijeve, struktura të Gardës Revolucionare, një radar detar, një heliport dhe disa pika të mundshme lëshimi.

Po ashtu, k dyshime se disa ndërtesa të zakonshme mund të përdoren si depo municionesh. Në portin e vogël të peshkatarëve raportohet se herë pas here ankorohen mjete të shpejta të armatosura me raketa me rreze të shkurtër.

Nga këto ujëra, Irani ka mundësinë të monitorojë dhe të ndërhyjë mbi lëvizjen e tankerëve që kalojnë në një nga rrugët më të rëndësishme detare të botës.

Për shkak të pozicionit të tij, Larak nuk është përfshirë për herë të parë në një konflikt . Gjatë luftës Iran-Irak, në vitet 1980, ishulli u përdor si alternativë pasi sulmet irakiane kishin dëmtuar terminalin e madh iranian të naftës në Kharg.

Teherani krijoi atëherë një terminal lundrues pranë Larakut për transferimin e naftës drejt tankerëve të tjerë. Kjo mjaftoi që ishulli të bëhej objektiv.

Në fund të vitit 1986, Laraku u bombardua gjatë asaj që u njoh si “lufta e tankerëve”, kur Gjiri Persik ishte kthyer në një fushëbetejë për kontrollin e eksporteve energjetike.

Katër dekada më vonë, historia duket se po përsëritet. Një ishull me pak qindra banorë, pa bujqësi dhe me energji elektrike të paqëndrueshme, është rikthyer në qendër të një përplasjeje globale. Sepse në Hormuz, madhësia e territorit ka pak rëndësi. Ajo që ka rëndësi është pozicioni në hartë. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska
Gjeopolitikë

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?
Diplomaci

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
Next Post
Bilanci pa bilanc i Evis Salës!

Bilanci pa bilanc i Evis Salës!

Qeveria, justifikime në Europë për shpopullimin

Qeveria, justifikime në Europë për shpopullimin

Dorëheqja e pritshme e një ministreje

Dorëheqja e pritshme e një ministreje

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.