Sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2025, obeziteti po shfaqet si një nga problemet më akute të shëndetit publik në Evropë.
Të dhënat regojnë se pamja e përgjithshme në Bashkimin Evropian është shqetësuese, pasi më shumë se gjysma e të rriturve janë mbipeshë.
Konkretisht, 51.7% e të rriturve evropianë janë mbipeshë, pasi:
– 16.3% kanë një indeks të masës trupore (BMI) prej 30 ose më shumë dhe klasifikohen si obezë,
35.4% janë në kategorinë para-obeze, me një BMI nga 25 deri në nën 30.
Krahasuar me vitin 2019, situata është përkeqësuar, pasi përqindja e të rriturve obezë është rritur nga 15.3% në 16.3%, pra me një pikë përqindjeje në gjashtë vjet.
Malta në krye, Italia në pozicionin më të mirë
Ka dallime të mëdha midis shteteve anëtare. Shkalla më e lartë e obezitetit është regjistruar në Maltë, ku 26.6% e të rriturve janë obezë.
Ata pasohen nga: Letonia: 24.6%, Islanda: 23.2%. Nga ana tjetër, Italia ka shkallën më të ulët në BE me 7%, e ndjekur nga: Greqia: 12.8%, Rumania: 12.9%.
Diferenca midis Italisë dhe mesatares evropiane arrin në 9.3 pikë përqindjeje, ndërsa shkalla e Maltës është pothuajse katër herë më e lartë.
Burrat, më shpesh obezë sesa gratë
Të dhënat e Eurostat gjithashtu regjistrojnë dallime të konsiderueshme midis dy gjinive.
Në nivelin e Bashkimit Evropian: 17.4% e burrave janë obezë, krahasuar me 15.3% të grave.
Diferenca është edhe më e madhe në kategorinë para-obezitetit, ku: 41.9% e burrave janë mbipeshë, krahasuar me 29.3% të grave. Anasjelltas, gratë janë më shpesh nën peshë, me një shkallë prej 2.9%, krahasuar me vetëm 1% të burrave.
Reagimi nga Komisioni Evropian
Çështja ka qenë lart në axhendën e Komisionit Evropian, me Komisionerin e Veprimit për Klimën Wopke Hoekstra që i përshkruan shifrat si “veçanërisht shqetësuese”. Duke folur para Parlamentit Europian, ai theksoi se më shumë se gjysma e të rriturve në BE janë mbipeshë, ndërsa rreth 30% e fëmijëve janë mbipeshë ose obezë.
Siç deklaroi ai, obeziteti i fëmijërisë është i lidhur me fillimin e sëmundjeve kronike dhe krijon ndikime serioze socio-ekonomike për sistemet shëndetësore. Komisioni Europian po përqendrohet në parandalim, duke promovuar një stil jetese më të shëndetshëm, një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime të rregullta. P
o merren gjithashtu në konsideratë masa për të inkurajuar konsumatorët të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme, si dhe stimuj për bizneset që të përmirësojnë vlerën ushqyese të produkteve të tyre. /tesheshi.com/










