Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Politikë

Politico: Kush i bllokoi llogaritë e opozitarëve në Shqipëri?

"Na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar", tha një zëdhënës i kompanisë

by te Sheshi
2 days ago
in Politikë, Të fundit
Politico: Kush i bllokoi llogaritë e opozitarëve në Shqipëri?

Dhjetëra llogari në Instagram që u përkisnin kundërshtarëve të qeverisë janë çaktivizuar ose kufizuar, mes protestave të vazhdueshme kundër një investimi të madh turistik në bregdetin jugor të vendit, i lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, shkruan kështu Politico për atë që ndodhi së fundi në Shqipëri me 200 llogari.

Protestat në Shqipëri kanë vazhduar për gati 100 ditë, thuhet më tej, nisur si kudërshti për planet e ndërtimit të një vendpushim luksoz në bregdetin e vendit.

Lëvizja, e quajtur “Revolucioni i Flamingo-s”, tani është shndërruar në një protestë më të gjerë që kërkon dorëheqjen e të gjithë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas Politico, çaktivizimet masive të llogarive kanë shkaktuar zemërim në të gjithë Evropën. Eurodeputeti italian Sandro Gozzi, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane dhe anëtar i grupit Reneë Europe, ka kërkuar një shpjegim nga Meta, kompania që menaxhon Instagram dhe Facebook.

“Kur dhjetëra llogari të opozitës dhe aktivistëve të lidhur me të njëjtën lëvizje proteste zhduken pothuajse njëkohësisht, nuk mund ta trajtojmë thjesht si një problem teknik”, tha Gozzi, duke i bërë thirrje Meta-s që të shpjegojë menjëherë se çfarë ka ndodhur.

Mediat sociale kanë luajtur një rol qendror në protesta, me aktivistët dhe gazetarët që i përdorin ato për të transmetuar pamje të drejtpërdrejta të demonstratave, për të organizuar tubime dhe për të dokumentuar incidente tensioni me policinë.

Megjithatë, në javët e fundit, shumë përdorues janë ankuar se po përballen me njoftime për shkelje të të drejtave të autorit, fshirje përmbajtjeje, pezullime dhe mbyllje llogarish.

Ata vetë pretendojnë se nuk kanë shkelur rregullat e Instagram-it, ndërsa kanë marrë paralajmërime për përmbajtje që kishin krijuar vetë.

“Fushatë e koordinuar heshtjeje”

OJQ-ja për të drejtat dixhitale Repro Uncensored pretendon se ka shqyrtuar qindra raste dhe nuk ka gjetur shkelje të rregullave të platformës.

“Në shumicën e rasteve, shohim të njëjtin model: llogaritë synohen përmes ankesave të përsëritura për shkelje të të drejtave të autorit, dhe platformat i kufizojnë ose i çaktivizojnë ato para se të shqyrtojnë nëse ankesat janë të vlefshme”, tha themeluesja e organizatës, Martha Dimitratou.

Sipas saj, disa llogari u shënjestruan vazhdimisht, ndërsa edhe llogaritë e reja të krijuara pas pezullimeve u çaktivizuan gjithashtu.

Meta tha se po shqyrtonte veprimet e ndërmarra kundër llogarive dhe tashmë kishte rivendosur disa që ishin hequr gabimisht.

“Na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar”, tha një zëdhënës i kompanisë, duke kujtuar se ekziston një proces apelimi për përdoruesit që besojnë se llogaritë e tyre janë ndaluar gabimisht.

Pavarësisht rivendosjes së disa llogarive, disa përdorues ende përballen me kufizime, të tilla si pamundësia për të transmetuar video live, për të bashkëpunuar me krijues të tjerë ose fenomene të njohura si “ndalimi në hije“, ku shikimi i përmbajtjes së tyre është i kufizuar pa njoftim të qartë.

Midis të prekurve është Agron Shehaj, një deputet i opozitës dhe drejtues i partisë Mundësia, llogaria e të cilit u çaktivizua të mërkurën në mbrëmje.

“Nëse rregullat për pezullimin dhe heqjen e llogarive nuk janë të qarta dhe transparente, qeveria ka çdo mundësi për të zgjeruar censurën e saj në rrjetet sociale, duke shkaktuar potencialisht dëme të pariparueshme për shoqërinë“, tha ai.

Ai argumentoi se rregullat e paqarta në platforma mund të përdoren lehtësisht nga qeveritë ose grupet e organizuara për të heshtur zërat kritikë.

“Kjo është pikërisht ajo që po shohim tani: brenda natës, qindra llogari që mbështesnin protestat dhe bënin thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama u mbyllën”, tha ai.

Rama i hodhi poshtë akuzat në një postim në platformën X, duke thënë se qeveria e tij nuk kishte të bënte fare me çaktivizimin e llogarive dhe nuk kishte kapacitetin teknik për të kryer një operacion të tillë. “Turp për të gjithë ata që përhapin gjëra të tilla të pakuptimta”, shkroi ai.

Përgjigja e Kushner-it

SAZAN Coast, një kompani e lidhur me projektin e propozuar të turizmit në Shqipëri, tha se nuk kishte asnjë përfshirje në vendimet e Meta-s në lidhje me menaxhimin e përmbajtjes.

Megjithatë, një zëdhënës i kompanisë tha se vendimi i platformave “nuk ishte i habitshëm”, duke i quajtur protestat një “fushatë të koordinuar dhe artificiale të opozitës”.

“Meta dhe platformat e tjera kanë të drejtë të ndërmarrin veprime kundër lëvizjeve artificiale në botë”, tha ai. /tesheshi.com/

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska
Gjeopolitikë

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?
Diplomaci

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
Kontinentit që po i rritet barku
Shëndet & Gatim

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
Next Post
Drejtësia kosovare, akuzë ndaj 35 serbëve për të pafajshmit e Jasharajve në Prekaz

Drejtësia kosovare, akuzë ndaj 35 serbëve për të pafajshmit e Jasharajve në Prekaz

Votat e Kombeve të Bashkuara për një hartë të re botërore, vetëm një vend ishte kundër

Votat e Kombeve të Bashkuara për një hartë të re botërore, vetëm një vend ishte kundër

Zjarret në Levan dhe Himarë, digjen banesa dhe evakuohen familje

Zjarret në Levan dhe Himarë, digjen banesa dhe evakuohen familje

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.