Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Sociale & Shoqëri

Aksidentet në seri: jetëhumbja më e fundit, tejet trishtuese!

Gazetari i njohur, dedikim për ish-studentin e tij: E vranë!

by te Sheshi
4 days ago
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Aksidentet në seri: jetëhumbja më e fundit, tejet trishtuese!

Ishte vetëm 26 vjeç, nga Mati me origjinë dhe prej vitesh kishte ardhur në kryeqytet për të ndjekur ëndrrën e tij për gazetarinë dhe për t’u bërë një qytetar shembull i këtij vendi. Xhesjoni, djaloshi matjan, i cili herë pas herë detyrohej të shkonte në Mat për shkak se nëna, familja ndodhej aty, humbi jetën sot tragjikisht në një aksident të rëndë të regjistruar mbi urën e Gjolës.

Ai bëri të njëjtën rrugë siç bënte, për të shkuar në punë dhe për të vijuar angazhimin e tij. Mirëpo, fatkeqësisht një parakalim i gabuar, jo nga ana e tij, i mori jetën gazetarit 26-vjeçar, Xhesjon Zogu.

Madje mëngjesin e sotëm ai kishte folur edhe kolegët në universitetin privat në kryeqytet ku dhe punonte. I kishte thënë që do të bisedonin kur ai të arrinte në Tiranë, por fatkeqësisht ajo bisedë nuk do të mund të bëhet kurrë.

Xhesjoni ishte një djalë i rrallë, nxënës ekskelent, shembull siç dhe pedagogët e tij thonë mes rreshtave të shpërndara në rrjetet sociale.

Një prej tyre ka qenë edhe gazetari e analisti Mentor Kikia, i cili mes dhimbjes për këtë humbje tragjike, të një të riut në moshën më të bukur të jetës, ka shprehur zhgënjimin dhe trishtimin për vendin në të cilin jetojmë.

Ku rregullat shpërfillen dhe fatkeqësisht u kushtojnë dhe jetën atyre që ndonëse i respektojnë, bëhen viktima të neglizhencës të së tjerëve.

“Xhesjonin e kam patur student në gazetari. Ishte koleg pune me tim bir, në Western Balkans University. Në punë po shkonte në mëngjes, por nuk mbërriti dot. Njerëz, mblidhni mendjen nëse ju ka mbetur ende ndonjë farë”, shkruan gazetari.

Aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 09:40 në aksin Fushë Krujë-Rinas, mbi urën e Gjolës.

Përplasja mes dy automjeteve rezultoi  fatale për gazetarin, i cili udhëtonte me një automjet tip Land Rover. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe transportimit drejt Spitalit të Traumës, Xhesjon nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Në aksident ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, Behar Ruçi, nga Korça, i cili udhëtonte me një automjet tip Benz. Ai është transportuar për në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit Benz. Manovra dyshohet se ka sjellë përplasjen me Land Rover-in me të cilin udhëtonte 26-vjeçari.

Reagimi i plotë i Mentor Kikisë:

Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes!

Një djalë i ri humbi jetën sot në mëngjes, duke shkuar në punë.

Në fakt nuk e humbi, ia morën.

E vranë!

Vrasje quhet edhe kur je duke udhëtuar me makinë dhe një kamikaz të vjen përballë.

Xhesjon Zogu, 26 vjeç, po udhëtonte me makinë kur dikush iu fut në parakalim të gabuar dhe u përplasën.

Xhesjonin e kam patur student në gazetari. Ishte koleg pune me tim bir, në Ëestern Balkans University. Në punë po shkonte në mëngjes, por nuk mbërriti dot.

Njerëz, mblidhni mendjen nëse ju ka mbetur ende ndonjë farë!

Ne jemi barbarë në raport me edukatën në rrugë. Jemi të çmendur që nxitojmë, pa disku as se pse, e as për ku.

Nuk pyesim për rregulla, për rrezik.

Rrugë që kanë probleme serioze me sinjalistikën e sigurisë. E njerëz që kanë problem edhe më serioze me sinjalistikën e mendjes.

Qofsh i parajsës Xhesjon.

Ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

Lajme të ngjajshme

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska
Gjeopolitikë

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?
Diplomaci

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
Next Post
Erdogan, mesazh Greqisë që bën pakte ushtarake me Izraelin

Erdogan, mesazh Greqisë që bën pakte ushtarake me Izraelin

Nëse Sala u vetëlargua për këtë arsye, meriton respekt

Nëse Sala u vetëlargua për këtë arsye, meriton respekt

Richard Grenell bën lëmsh LDK-në politikën kosovare

Richard Grenell bën lëmsh LDK-në politikën kosovare

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.