Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kërcënimet patetike të Ramës dhe ngërdheshja e një deputeti…

Pas 13 vitesh në pushtet, "zbuloi" papritur dështimet e shtetit që vetë ka drejtuar

by A G
3 days ago
in Kryesore, Politikë
Kërcënimet patetike të Ramës dhe ngërdheshja e një deputeti…

Fjalimi i sotëm kilometrik i Edi Ramës ngjante çuditërisht me një skenë të largët të korrikut 1990. Atëherë Ramiz Alia, i sikletosur nga vërshimi i mijëra shqiptarëve drejt ambasadave të huaja, përpiqej të gjente fajtorët kudo tjetër përveçse te sistemi që drejtonte prej dekadash.

Madje tallej hapur me anëtarët e Byrosë Politike, duke u kujtuar se askush prej tyre nuk dinte anglisht dhe se nuk e kishin haberin se si shkonin punët në vend.

Sot, 36 vjet më vonë, historia nuk përsëritet, por ndonjëherë të jep përshtypjen se tallet. Rama qëndroi përballë deputetëve të tij dhe tjerri gjatë një narrativë sikur sapo kishte marrë çelësat e Kryeministrisë.

Pas 13 vitesh në pushtet, ai “zbuloi” papritur se administrata është labirint, se shteti nuk mban mend çfarë premton, se njohja vlen më shumë se merita dhe se deputetët ndërhyjnë për të futur njerëz në punë.

Me pak fjalë, kryeministri i vendit zbuloi Shqipërinë. Por momenti më domethënës nuk ishte as “Pasqyra Albania”, as “Prania Besnike”, as “Besa” me akronime dhe busulla morale.

Ishte ngërdheshja e një deputeti socialist në sallë. Një reagim spontan që e nervozoi aq shumë Ramën, saqë iu kthye me paralajmërime për “kohë të këqija” dhe për një të shtyrë që sipas tij, mund ta bëjë njeriun t’i lutet Zotit.

Pra dhe të vetët duket se nuk arrijnë më ta marrin seriozisht koreografinë e përhershme të kryeministrit. Kur pas 13 vitesh pushtet del dhe premton se do të ndalosh atë që ke lejuar për 13 vjet, rrezikon që njerëzit të qeshin me ty.

Dhe kur njerëzit qeshin, duket se Ramës nuk i mbetet gjë tjetër veçse kërcënimi. Kërcënime për deputetët. Sulme ndaj mediave dhe portaleve kritike ndaj tij.

Paralajmërime për një “radar dixhital” që do të ndjekë dinamikat e botës online, por që në një vend ku pushteti ka pasur gjithmonë problem me kritikën, tingëllon më shumë si një premtim për mbikëqyrje dhe presion sesa për transparencë.

Ndërkohë, në të njëjtin fjalim, Rama siluroi edhe një pjesë të drejtësisë së re, dikur “arritja më e madhe” e 13 viteve të qeverisjes socialiste. KLGJ dhe KLP u shpallën “fytyra e dështimit”, një pranim i vonuar se reforma e lavdëruar për vite me radhë nuk është aq e suksesshme sa na është shitur.

Edhe “Pasqyra Albania” tingëllon si një pranim tjetër dështimi. Në fund të fundit, nëse duhet një platformë e re për të bërë atë që nuk e bëri dot Platforma e Bashkëqeverisjes dhe e-Albania, atëherë dikush duhet të shpjegojë se ku përfunduan premtimet dhe dhjetëra milionat e shpenzuara deri më sot.

Por Rama nuk duket i shqetësuar nga pasqyra. Ai vazhdon të ndërrojë pasqyrat. Problemi është se këtë herë, në njërën prej tyre, duket se pa një deputet duke qeshur. Dhe kjo e nervozoi më shumë se çdo kritikë e opozitës. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Vuçiç, përgjigje sfiduese gruas së pushtetshme të Brukselit
Politikë

Vuçiç, përgjigje sfiduese gruas së pushtetshme të Brukselit

05/09/2026
Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”
Kryesore

Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”

06/09/2026
Next Post
Kurti, një tjetër “Jo” për “minën serbe” në Kosovë të quajtur Asosacion

Kurti, një tjetër “Jo” për “minën serbe” në Kosovë të quajtur Asosacion

Pacipësia që nuk ka brirë: Qeveria, vizitë te kibuci i nesërm i Cërrikut!

Pacipësia që nuk ka brirë: Qeveria, vizitë te kibuci i nesërm i Cërrikut!

Shëndetësia, nga gruaja në grua!

Shëndetësia, nga gruaja në grua!

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.