Georgina Rodriguez tërheq vëmendjen në aeroport/ Bluza me numrin 10 ndez kureshtjen pas paraqitjes në Venecia

Georgina Rodriguez është fotografuar në aeroportin e Venedikut, teksa po largohej nga qyteti pas pjesëmarrjes në Festivalin e 83-të të Filmit.

32-vjeçarja u shfaq me një stil të thjeshtë, e veshur me një bluzë të zezë me kapuç nga Balenciaga, me vlerë 1,000 funte (rreth 1,160 euro), dhe pantallona blu të errët.

Në dorë ajo mbante një trëndafil të kuq, ndërsa në pjesën e pasme të bluzës binte në sy numri 10, ndryshe nga numri 7 që lidhet me Cristiano Ronaldon, shkruan DailyMail.

Paraqitja e saj në aeroport erdhi një ditë pasi Georgina shkëlqeu në tapetin e kuq në Venecia, ku u shfaq me bizhuteri të mëdha me diamante nga Chopard, duke lënë mënjanë përkohësisht unazën e saj të fejesës, me vlerë 3 milionë dollarë (rreth 2.58 milionë euro).

Georgina dhe Cristiano Ronaldo u martuan muajin e kaluar në Portugali, në një ceremoni intime të zhvilluar në dhomën e tyre të ndenjes.

Çifti zgjodhi ta festonte martesën në mënyrë të thjeshtë, me të gjithë fëmijët e tyre të pranishëm.

Çifti ka dy vajza së bashku, Alana dhe Bella Esmeralda, ndërsa Georgina raportohet se është tashmë edhe kujdestare ligjore e fëmijëve të tjerë të Ronaldos.

Në një intervistë për Vogue, ajo ka treguar se gjithmonë kishte ëndërruar për një dasmë madhështore, por në fund zgjodhi një ceremoni intime pranë partnerit dhe fëmijëve

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri