6 Shtator 2026, 12:47
Nga I.A

BRUKSEL- Rusia ka dërguar fëmijë të rrëmbyer ukrainas në një kamp veror në Korenë e Veriut, sipas një dokumenti të Bashkimit Evropian të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, ku përshkruhet rundi i ri i planifikuar i sanksioneve.
Dokumenti liston personat dhe entitetet që do të përfshihen në sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë, të cilat pritet të miratohen javën e ardhshme.
Personat e propozuar për sanksionim janë kryesisht zyrtarë të lartë në territoret e pushtuara nga Rusia në Krime dhe Donbas, por ndoshta emri më i spikatur në listë është Kampi Ndërkombëtar i Fëmijëve Songdovon, i cili drejtohet nga autoritetet e Koresë së Veriut.
Në dokument thuhet se ky kamp “merr pjesë në programe të organizuara që përfshijnë transferimin e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës në Korenë e Veriut”.
Transferimet koordinohen nga zyrtarë rusë dhe, ndonëse supozohet se bëhet fjalë për “shkëmbim kulturor”, në dokument thuhet se ai “shërben për një funksion më të gjerë propagandistik: fëmijët ukrainas ekspozohen ndaj narrativëve të përzgjedhur prorusë”.
Me fjalë të tjera, shtohet në dokument, kampi “është i përfshirë drejtpërdrejt në transferimin e paligjshëm, indoktrinimin ideologjik dhe militarizimin e fëmijëve ukrainas në bashkëpunim me Federatën Ruse”.
Kampi gjendet në bregun lindor të Koresë së Veriut, në Detin e Japonisë, rreth 95 kilometra nga kufiri me Korenë e Jugut.
Uri Tours, një kompani në Korenë e Veriut që promovon kampin, thotë se ai është më i madhi në vend dhe është hapur në vitin 1960 për “promovimin e miqësisë ndërkombëtare”.
Kampi ishte sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar në maj, për “ofrimin e mbështetjes për programin e Qeverisë së Rusisë për dëbimin me forcë dhe riedukimin e fëmijëve ukrainas”.
Koreja e Veriut u përgjigj duke tërhequr ambasadorin e saj nga Londra dhe duke ulur nivelin e raporteve diplomatike.
Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) ka lëshuar një fletarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, për “dëbimin e paligjshëm... të fëmijëve ukrainas”.
Përfshirja e Koresë së Veriut në fushatën e Rusisë për rrëmbimin e fëmijëve duket se e rrit më shumë rolin e saj në luftë.
Koreja e Veriut dërgoi rreth 12.000 trupa për të luftuar përkrah forcave ruse në vitin 2024, pas inkursionit të Ukrainës në rajonin e Kurskut. Inteligjenca e Koresë së Jugut ka raportuar se rreth 2.000 trupa të Phenianit janë vrarë në luftime.
Së fundi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi se në Rusi do të dërgoheshin më shumë trupa të Koresë së Veriut, të cilat mund të përdoren për operimin e raketave balistike, të prodhuara nga Pheniani, në sulmet ndaj Ukrainës.
Entitetet e tjera të renditura në listën e sanksioneve të BE-së janë të ashtuquajturat “kampe verore” në Rusi ose në rajonet e pushtuara të Ukrainës.
Sipas bllokut evropian, fëmijët e dërguar atje ekspozohen ndaj programeve që nxisin “besnikërinë ndaj Rusisë, identitetin kombëtar rus, përvetësimin e vlerave kombëtare ruse, tema të historisë ushtarake dhe pjesëmarrjen në aktivitete të lidhura me organizatat ushtarako-patriotike”.
Në dokument thuhet po ashtu se këto lloj dëbimesh “përbëjnë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare dhe shkelje të të drejtave themelore të fëmijës, që kanë për synim fshirjen e identitetit ukrainas dhe cenimin e ruajtjes së identitetit të brezave të ardhshëm”./REL
be
Bota
6 Shtator 2026, 11:37
I.A
Uashingtoni i vitit 2020 kishte optimizëm dhe iniciativë; Uashingtoni i vitit 2026 ka shumë më pak vëmendje për Ballkanin. Njoh&...
Bota
6 Shtator 2026, 11:00
I.A
Aksidenti
KEPI I GJELBËRT- Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një ...
Bota
6 Shtator 2026, 10:42
I.A
IRAN- Irani tha të dielën se forcat e tij sulmuan një dron detar amerikan që po përpiqej të hynte në Ngushticën e Horm...
Bota
6 Shtator 2026, 10:19
I.A
Viktor Orban
"Rimarrja e pasurisë" — ky term tingëllon burokratik edhe në hungarisht, por fsheh një nga premtimet kryesore të...
Bota
6 Shtator 2026, 09:52
I.A
Monumenti i emigrantëve në Bremerhaven
GJERMANI- Migracioni është një temë e ndjeshme: frika nga migrimi i pakontrolluar domi...
Bota
6 Shtator 2026, 09:48
I.A
UKRAINË- Pas një dite me takime të rëndësishme në Moskë, përfshirë edhe një takim me presidentin Vladimir Pu...
Bota
5 Shtator 2026, 22:59
E. D
pamjet
MOSKË- Negociatorët e Presidentit të SHBA, Donald Trump janë takuar me Presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, ...
Bota
5 Shtator 2026, 21:51
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që i hap rrugë rishikimit të statusit t&e...
Bota
5 Shtator 2026, 21:32
E. D
pamjet
BRITANI- Dhjetëra persona të veshur me të zeza dhe me maska bllokuan të shtunën në mëngjes rrugët pranë...
Bota
5 Shtator 2026, 17:45
E. D
pamjet
GREQI- Një avion luftarak F-4 Phantom është rrëzuar të shtunën pasdite gjatë aktivitetit ajror Athens Flying Wee...