LIVE UPDATES
Bota

Nis gjuetia e Hungarisë për miliardat e sistemit Orbán

Peter Magyar u ka premtuar hungarezëve se do të rikthejë shtetit asetet e fituara në mënyrë të paligjshme gjatë epokës së Orbán-it. Për qeverinë e Partisë Tisza kjo është çështje besueshmërie.

6 Shtator 2026, 10:19 Nga I.A
Nis gjuetia e Hungarisë për miliardat e sistemit Orbán
Viktor Orban

"Rimarrja e pasurisë" — ky term tingëllon burokratik edhe në hungarisht, por fsheh një nga premtimet kryesore të fushatës së qeverisë së re. Kryeministri Peter Magyar dhe Partia e tij Tisza duan t'i rikthejnë shtetit ato para dhe pasuri që u shpërndanë padrejtësisht gjatë sundimit të Viktor Orbánit. Përfituesit ishin oligarkët, miqtë e partisë, ndërmjetësit ose vetë familja e autokratit. Qeveria e re dëshiron edhe t'i ndjekë ligjërisht këta përfitues të paligjshëm.

Bëhet fjalë për një operacion të gjerë kundër korrupsionit. Kjo është pikërisht ajo që shumica e hungarezëve presin para së gjithash nga qeveria e re: miliarda të grabitura t'i kthehen shtetit. Jo pak prej tyre duan edhe të "dëgjojnë tingullin e vënies së prangave" dhe t'i shohin përfituesit e sistemit Orbán pas hekurash, siç lexohet shpesh në rrjetet sociale.

Sipas shumë vëzhguesve, suksesi ose dështimi i rimarrja së pasurisë do të përcaktojë të ardhmen politike të Magyarit dhe të partisë së tij. Kjo s'është për t'u habitur, sepse bëhet fjalë për shuma gjigande, të përvetësuara padrejtësisht — sipas dyshimeve — gjatë kohës së Orbánit. Në fushatë, Magyari foli për rreth 60 miliardë euro. Tani qarkullojnë shifra që arrijnë deri në trefishin e kësaj shume.

Etje për ndëshkim dhe drejtësi

Në ndërgjegjen publike të vendit, këto shuma lidhen me imazhet e luksit dekadent të sistemit Orbán. Familja e ish-kryeministrit, miqtë e tij të partisë dhe oligarkët e afërt me të jetojnë në rezidenca luksoze. Ata udhëtojnë me avionë privatë, kalojnë pushimet në jahte dhe fitojnë vazhdimisht tendera publikë me vlerë miliarda.

Por natyrisht bëhet fjalë për më shumë se kaq. Një kastë e tërë kuadrosh të Fidesz-it dhe rrethit të tij u mbajt me bujari nga pasuria publike për vite me radhë. Kjo vlen edhe për sipërmarrës, artistë, akademikë e gazetarë të afërt me Orbánin. "Kualifikimi" i tyre kryesor ishte thjesht besnikëria ndaj tij.

Përballë kësaj qëndrojnë varfërimi i shumë hungarezëve dhe ikja masive e të rinjve nga vendi. Infrastruktura publike është lënë pas dore, në disa raste ka degraduar plotësisht, ndërsa shkollat dhe spitalet përballen me kushte të vështira. Deficiti buxhetor arrin sot 7,5 për qind të PBB-së. Përballë këtij kontrasti, etja për ndëshkim dhe drejtësi në Hungari është shumë e madhe.

Kompetenca jashtëzakonisht të gjera

Pothuajse katër muaj pas ardhjes në pushtet të qeverisë Magyar, operacioni antikorrupsion ka nisur tashmë edhe në praktikë. Në fund të korrikut, me ligj, u themelua Autoriteti Kombëtar për Rimarrjen dhe Mbrojtjen e Pasurisë (NVVH). Ai do të ndërtohet dhe organizohet plotësisht në javët e ardhshme. Një gjë tashmë dihet: do të jetë një "super-institucion" me kompetenca jashtëzakonisht të gjera dhe pavarësi maksimale.

Një institucion si NVVH-ja nuk ka ekzistuar në Hungari që nga ndryshimi i sistemit në 1989/90, edhe pse vendi do të kishte pasur nevojë për të. Privatizimi i pasurisë publike dhe shtetërore, e trashëguar nga diktatura komuniste, u zhvillua në Hungari kryesisht në mënyrë mashtruese — njësoj si pothuajse kudo në ish-bllokun lindor. Vetëm në pak raste pati pasoja. Kur Viktor Orbáni erdhi në pushtet në vitin 2010, u bë një përpjekje e dobët për të hetuar korrupsionin e njohur të qeverisë së mëparshme socialiste-liberale, të udhëhequr nga Ferenc Gyurcsány. Përpjekja mbeti pa rezultat.

Polemikë rreth emërimit

Këtë herë synohet një rrugë tjetër. Nga njëra anë, NVVH-ja do të hetojë me efekt prapaveprues se ku shkuan paratë publike dhe si u përdorën pasuritë, si p.sh. pronat e paluajtshme. Nuk është caktuar një datë kufi, por në thelb do të hetohen ngjarje nga koha e sistemit Orbán, pra raste që nga viti 2010. Nga ana tjetër, autoriteti do të merret edhe me mbrojtjen parandaluese të pasurisë, duke mbikëqyrur nëse paratë dhe pasuritë publike do të përdoren ligjërisht në të ardhmen. NVVH-ja ka kompetenca njëkohësisht policore dhe prokuroriale, pra mund të hetojë dhe të ngrejë akuza. Ajo i jep llogari vetëm parlamentit.

Ashtu si ka ndodhur disa herë që kur qeveria Magyar mori detyrën, edhe rreth themelimit të NVVH-së shpërtheu një polemikë për personelin. Në fund të javës së kaluar, parlamenti emëroi politologen 46-vjeçare Anna Unger në krye të autoritetit të ri. Ajo vjen nga Universiteti Eötvös Loránd i Budapestit dhe është eksperte për sistemet politike, institucionet demokratike dhe financimin e partive. U zgjodh për postin nëpërmjet një procesi me disa faza, nga rreth njëqind kandidatë e kandidate.

E panjohur deri tani

Deri tani, Unger ishte pothuajse e panjohur për publikun e gjerë, prandaj shumë vëzhgues u befasuan. Edhe pse në kërkimet e saj politologia është marrë edhe me korrupsionin politik, ajo nuk është eksperte e dëshmuar për këtë temë dhe as juriste. Shumë prisnin që postin ta merrnin juristë të njohur dhe ekspertë antikorrupsion — si p.sh. Miklos Ligeti, drejtues i departamentit juridik të Transparency International Hungari.

Ligeti kishte paraqitur edhe ai një kandidaturë me shanse; tani përmendet si një nga zëvendësdrejtuesit e mundshëm. Gjithsej, Ungeri do të ketë katër zëvendës me kompetenca të ndryshme. Si zëvendëse për sektorin e hetimeve është emëruar tashmë prokurorja e njohur Katalin Tasnády, që më parë punonte në Prokurorinë Qendrore të Hetimit.

Përfaqësues qeveritarë e arsyetuan zgjedhjen e Ungerit me faktin se, në kandidaturën e saj, ajo kishte paraqitur një vizion politik të gjerë për punën e autoritetit. Vetë ajo kishte thënë gjatë dëgjesës në parlament se në Hungarinë e Orbánit bëhej fjalë për më shumë se korrupsion klasik — se aty kishte mbretëruar në fakt një sistem feudalizmi. Sipas Ungerit, përveç kompensimit dhe rimarrjes së pasurisë, duhet zbuluar në detaje edhe vetë mekanizmi i përvetësimit të saj, që të mos përsëritet një gjendje e tillë.

Sa kohë do të duhet deri te vendimet gjyqësore?

Polemika më e madhe u ngrit rreth një deklarate të Ungerit. Sipas saj, do të ishte "budallallëk" të besohej se, gjatë mandatit të parë gjashtëvjeçar të autoritetit, do të kishte vendime gjyqësore të formës së prerë në raste të mëdha korrupsioni. Video-blogeri dhe publicisti i njohur Pobert Puzsér e cilësoi këtë deklaratë "dërrmuese" në Facebook. Sipas tij, kryeministri kishte marrë në zgjedhje "një mandat të paprecedentë për t'i nxjerrë para përgjegjësisë grabitësit e vendit". Nëse hungarezët do të duhej të prisnin gjashtë vjet për këtë, kjo do të çonte në dështimin e qeverisë së Partisë Tisza.

Kryeministri Magyar reagoi shumë i acaruar ndaj kritikave të përhapura se në krye të NVVH-së nuk ishte një juriste. "Nuk pati kurrë premtim që populli të votojë, si në një show castingu, se kush do ta drejtojë NVVH-në," shkroi ai në Facebook. Sipas tij, ekspertët e kishin gjykuar Ungerin të përshtatshme për postin.

Sipas politologut Gábor Török, në një podcast të portalit 24.hu, procesi i ngritjes së autoritetit tregon diçka të qartë: NVVH-ja do të jetë njëkohësisht një "institucion historik" dhe një "institucion i fuqishëm politik". Qëllimi është rivlerësimi i së kaluarës. Pritshmëria e publikut ndaj Partisë Tisza është një "larje e plotë hesapesh" me sistemin e vjetër. Qeveria mund ta ruajë besimin e dhënë asaj vetëm nëse nuk krijohet përshtypja se "fajtorët e rendit të mëparshëm" po shpëtojnë pa u dënuar./DW

nvvh peter magyar viktor orban

Sondazh

Poll

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!

Revolta e 96 kundër Ramës/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë/ Policia zbulon dinamikën: Pranga 5 personave

Grupi i armatosur mësyu tek hoteli i Bedinajt/Pasi largohen i vënë flakën mjetit,shkrumbohet Audi A8

PAMJET nga brenda hotelit, momenti kur personat me pistoleta në dorë mësyjnë te Regina

“Jo, jo,jo xhaxhi polici"/Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë fëmija traumatizohen nga situata

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Korçë/ Identifikohet i plagosuri, në kërkim autori

Përplasja mes biznesmenëve, momenti kur personat e armatosur shkojnë në hotel Regina

“Range Roveri i shkatërruar,momenti kur policia largon makinën e autorëve që kërcënuan Vasil Bedinaj

Far West me kallash në rrugët e Vlorës! Grupi i Bedinajt qëllon në ndjekje, gjenden 2 plumba...

Pas përplasjes me biznesmenin Vasil Bedinaj, shikoni si është përmbysur një nga makinat e autorëve

Sherr mes shoferave të furgonave në Kavajë, njëri prej tyre goditet me levë në kokë