6 Shtator 2026, 14:59
Nga E. D

VLORË- Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Regina Palm” në Radhimë, ky dy biznesmenët Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Luan Muça i Delta Group u përplasën me njëri tjetrin.
Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për biznesmenin Luan Muça, ndërsa për Angjelo Breshanin është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e dhënë në ambientet e spitalit. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të saj.
Si ka ndodhur ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme. Mollë sherri mes dy biznesmenëve është bërë një tokë, pranë hotel Regina që është në zotërim të biznesmenëve të Delta Group. Konkretisht punonjës të 'Swat Security' bashkë me persona të tjerë të Luan Muçës shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Përplasja nuk u mbyll aty, pasi gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit./Dosja.al
vasil bedinaj luan muça angjelo breshanin
Aktualitet
6 Shtator 2026, 11:51
I.A
Altin Arapi
SARANDË- Policia e Sarandës ka goditur një grup që merrej me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dh...
Aktualitet
6 Shtator 2026, 11:06
I.A
Zjarret
TIRANË- 32 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë ...
Aktualitet
6 Shtator 2026, 11:03
I.A
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shprehu të shtunën shqetësim për mbylljen e faqes në F...
Aktualitet
6 Shtator 2026, 11:02
I.A
TIRANË- Faqja e Euronews Albania në Instagram nuk është më e aksesueshme, duke ngritur edhe më shumë alarmin mbi atë q...
Aktualitet
6 Shtator 2026, 10:27
I.A
Zjarr
SHKODËR- Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër, ku flakët kanë...
Aktualitet
6 Shtator 2026, 10:02
I.A
Policia italiane
ITALI- Një konflikt i dyshuar për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pran&e...
Aktualitet
6 Shtator 2026, 09:39
I.A
Zjarri
FINIQ- Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e Bas...
Aktualitet
6 Shtator 2026, 09:03
I.A
Zhvillimi i situatave gjeopolitike në Lindjen e Mesme po tregon se nuk është vetëm Ngushtica e Hormuzit ajo që po shqetëson ekon...
Aktualitet
6 Shtator 2026, 07:50
I.A
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fotografitë në Instagram, vera e vitit 2026 do të dukej thuajse e p&eum...
Aktualitet
6 Shtator 2026, 07:46
I.A
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të q...