LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës dhe paratë e narkotikëve

Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në SHBA, Berisha tha se mbi 46% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai e lidhi këtë fenomen me atë që e quajti “regjim të drogës” dhe me ndikimin e parave të narkotikëve në ekonomi dhe institucione.

6 Shtator 2026, 12:22 Nga I.A
VIDEO/ Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e
Sali Berisha

SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria. Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në SHBA, Berisha tha se mbi 46% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai e lidhi këtë fenomen me atë që e quajti “regjim të drogës” dhe me ndikimin e parave të narkotikëve në ekonomi dhe institucione.

Sipas kreut demokrat, hyrja e parave të pista ka ndikuar edhe në kursin e këmbimit. Ai deklaroi se euro është zhvlerësuar me 35% dhe dollari me 32% gjatë dhjetë viteve në Shqipëri, duke argumentuar se kjo ka goditur eksportet, bizneset dhe remitencat. Berisha e lidhi gjithashtu dobësimin e monedhës me atë që e konsideroi pasojë të “narkoeurove”, duke thënë se ekonomia shqiptare po përballet me një deformim të shkaktuar nga paratë e drogës.

Ai tha se krimi i organizuar po pengon rotacionin politik dhe i cilësoi zgjedhjet si “farsë”. Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij ishte shpopullimi. Berisha paralajmëroi se, nëse largimi i shqiptarëve vazhdon me të njëjtin ritëm, pasojat demografike do të jenë të rënda.

Berisha kërkoi nga diaspora shqiptare në SHBA që të angazhohet pranë institucioneve amerikane dhe partnerëve ndërkombëtarë për të denoncuar, sipas tij, lidhjet mes krimit të organizuar dhe pushtetit. Ai e vlerësoi si të rëndësishme qasjen e administratës amerikane ndaj luftës kundër karteleve të drogës dhe tha se do të kërkojë mbështetjen e SHBA-së për forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e votës së lirë.

"Ju faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe praninë tuaj sot në këtë takim të përbashkët, mbetem shumë njohës dhe falënderues. Me besim të plotë në rolin e jashtëzakonshëm që ju keni luajtur në të shkuarën dhe do luani dhe tani, në mënyrë që të kapërcejmë një situatë në rrafshin ekzistencial kombëtar, ndër më të rëndat e regjistruar ndonjëherë në histori. Në 10 vjet, nga ajo e keqe e madhe që i ka rënë vendit, mbi 46% e shqiptarëve nuk janë më në Shqipëri. Disa miq të mi kanë kaluar këto tre-katër ditë në thellësitë më të mëdha të Alpeve. Çfarë u bëri përshtypje? Lëre, ku do gjenin punëtorë filipinas, egjiptianë dhe të kombësive të tjera. Tani, ky regjim në Tiranë, ndryshe, nuk është një diktaturë totalitare. Jo, nuk ka kampe përqendrimi, nuk ka burgje, nuk ka skuadra pushkatimi. Por ky regjim ka një fuqi helmuese të paparë në historinë tonë, dhe kjo fuqi helmuese është droga. E cila, për të kuptuar rëndësinë e saj, do t'ju them kaq: në asnjë vend të botës në 10 vite, dy monedhat më të fuqishme të planetit, dollari amerikan dhe euro evropiane, nuk kanë pësuar një rënie dramatike, respektivisht 35 dhe 32%, sa kanë pësuar në Shqipëri.

Kaq janë ç’vlerësuar të gjitha eksportet e vendit, me këtë janë shkatërruar, kanë falimentuar me mijëra ndërmarrje. Nuk po flas për zhvlerësimin e remitencave dhe ndihmave që u çoni njerëzve tuaj në këtë shkallë. Pra kjo fuqi e jashtëzakonshme, e cila është një problem planetar, nuk mund të themi se është vetëm problem shqiptar. Por në Shqipëri, në ekonomi dhe në financa, ka patur efektin më shkatërrimtar se në çdo vend tjetër. Euro është ç’vlerësuar 17% në Meksikë, dollari është ç’vlerësuar 12% në Meksikë. Unë u ndala në këtë aspekt, për të mos thënë aspektin tjetër, që kjo nomenklaturë që ka në dorë këto miliarda, kjo vendos për çdo gjë. Vendos ministrat, vendos drejtorët e policive, vendos zyrtarët, vendos zgjedhjet. Një nga përfaqësuesit më të shquar të Parlamentit Evropian, që kryesoi ekipin e deputetëve evropianë në vëzhgimin e zgjedhjeve, u tha në parlament kolegëve të tij se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Dhe e vërteta është që kjo diktaturë një lloj si e para, zgjedhjet i ka farsë.

Tek po bisedoja me një mikun tim David Philips, që I jam shumë mirënjohës për të gjitha ndjenjat e tij miqësore ndaj shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe më tha, cili është problemi? Problemi themelor për ne është paraqitja e këtij problemi shkatërrimtar për Shqipërinë para miqve, partnerëve tanë, kështu siç është. Ky regjim, kjo diktaturë autokratike, është vite dritë ndryshe nga totalitarja. Komunikimi është jo i lehtë sepse ka një fuqi propagande të jashtëzakonshme dhe ka një fuqi lobuese të pakufishme. S'po ndalem më shumë, por roli dhe rëndësia e juaj, e secilit prej jush, në paraqitjen e këtij realiteti para përfaqësuesve tuaj, para zyrtarëve të këtij vendi, është ndihma më e madhe që ju mund t'i jepni Shqipërisë dhe unë besoj se do t'ja jepni. Keni bërë një punë të jashtëzakonshme për lirinë e Shqipërisë dhe për çlirimin e Kosovës. Por duhet t'ju them këtu, 10 vitet që lamë pas, nga këto faktorë që përmenda, shqiptarët e larguar nga Shqipëria janë mbi dy herë më shumë se shqiptarët e larguar nga Kosova në zbatim të platformës së Çubrilloviçit, që ajo kishte një synim, një qëllim, dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Sot, po këto kushte, e gjithë Shqipëria është kthyer në një çiflig të një njeriu, ku investimet në Shqipëri rurale nuk ekzistojnë, ku u shkatërruan shërbimet një lloj siç parashihte platforma, u hiqen bashkitë, komunat, një centralizim i paparë ndonjëherë.

Çfarë, si duhet ta marrim ne këtë? Këtë duhet ta marrim dhe ne e marrim si një detyrim që të vazhdojmë këtë betejë me të gjitha mundësitë tona dhe të falënderojmë zotin. Se në qoftë se atë të parën po të vendosje ta luftoje, në 90% të jepte dyert e burgut ose hapje gropën e varrit. Kjo e dyta të jep mundësi ta luftosh, mund të humbasësh vendin e punës, mund të pësosh gjëra, por nuk pëson ato që pësoje tek e para. Ndaj dhe ne jemi shumë të vendosur ta vazhdojmë këtë betejë. Por thirrja ime dhe ndaj jush, që keni qenë gjithnjë diaspora më e rëndësishme e kombit me një rol shumë të madh, të kontribuoni, të frymëzoni miq, nga po përmend disa emra që kam këtu, si Harri Bajraktari, Sergio Bytyçi, do doja të përmendja shumë të tjerë, të cilët në vitet '90-të në vazhdim bënë gjithçka për Kosovën dhe Shqipërinë. Një kohë e dytë është të përpiqemi të bëjmë gjithçka, përndryshe ky shok demografik që kemi pësuar, në qoftë se nuk ndalohet, në pak dekada më vonë ne do jemi pakicë në vendin tonë.

Asnjëherë nuk ka vend për pesimizëm. Ka një gjë shumë të rëndësishme, që kjo administrate (e SHBA) e ka marrë në mënyrë shumë serioze luftën kundër karteleve dhe ky është një fat i madh. Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka të kthejmë në Shqipëri shtetin ligjor, të drejtat e shqiptarëve për të votuar të lirë dhe jo në farsë zgjedhore. Unë jam shumë besimplotë se kontributi juaj do të jetë, në atë nivel të dashurisë që ju keni për Shqipërinë, të atdhetarizmit tuaj, dhe ju garantoj që edhe ne do bëjmë gjithçka për t'u ndarë me këtë të keqe të madhe. Unë vij këtu për një vizitë pas disa vitesh, do bëj gjithçka për paraqitjen e realitetit të Shqipërisë tek partneri ynë kryesor dhe në fakt kam shumë besim në mbështetjen dhe në ndihmën e Shteteve të Bashkuara mbasi në këtë rast është interesi shumë i madh edhe i këtij vendi. Shqiptarët, të dashur miq, sot janë transportuesit kryesorë të kokainës nga Amerika Latine në Evropë, me distancë nga të tjerët dhe e gjitha kjo është në makinerinë e pushtetit. Pra, e konsideroj veten me fat që pata mundësi të vij e t'ju takoj ju, me besimin më të madh tek kontributi juaj për të rikthyer në Shqipëri, kushtetutën, ligjin, të drejtat bazë të shqiptarëve," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!

Revolta e 96 kundër Ramës/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë/ Policia zbulon dinamikën: Pranga 5 personave

Grupi i armatosur mësyu tek hoteli i Bedinajt/Pasi largohen i vënë flakën mjetit,shkrumbohet Audi A8

PAMJET nga brenda hotelit, momenti kur personat me pistoleta në dorë mësyjnë te Regina

“Jo, jo,jo xhaxhi polici"/Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë fëmija traumatizohen nga situata

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Korçë/ Identifikohet i plagosuri, në kërkim autori

Përplasja mes biznesmenëve, momenti kur personat e armatosur shkojnë në hotel Regina

“Range Roveri i shkatërruar,momenti kur policia largon makinën e autorëve që kërcënuan Vasil Bedinaj

Far West me kallash në rrugët e Vlorës! Grupi i Bedinajt qëllon në ndjekje, gjenden 2 plumba...

Pas përplasjes me biznesmenin Vasil Bedinaj, shikoni si është përmbysur një nga makinat e autorëve

Sherr mes shoferave të furgonave në Kavajë, njëri prej tyre goditet me levë në kokë