LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga “Boraqi” te “Vis Korçari”/ Kush janë të arrestuarit e operacionit anti-drogë në Sarandë, të përfshirë në drogë, plagosje e vjedhje

Arapi është përfshirë në verifikime dhe hetime të ndryshme që lidhen me aktivitetin e narkotikëve në zonën e Sarandës. Ndjekja e tij nga strukturat e Policisë ka qenë e vështirë, për shkak të dyshimeve se ai mund të kishte informacion paraprak mbi operacionet policore.

6 Shtator 2026, 15:43 Nga E. D

Nga “Boraqi” te “Vis Korçari”/ Kush janë

SARANDË- Një operacion anti-drogë në Sarandë çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi. Ky i fundit njihej edhe me emrin Altin Demiri dhe me pseudonimin “Boraqi”. Emri i 49-vjeçarit është prej vitesh i njohur për strukturat e Policisë së Shtetit, ndërsa dyshohet se ka pasur aktivitet të shtrirë në fushën e shpërndarjes së kokainës në Sarandë.

Arapi është përfshirë në verifikime dhe hetime të ndryshme që lidhen me aktivitetin e narkotikëve në zonën e Sarandës. Ndjekja e tij nga strukturat e Policisë ka qenë e vështirë, për shkak të dyshimeve se ai mund të kishte informacion paraprak mbi operacionet policore.

Një prej episodeve të përmendura në historikun e 49-vjeçarit daton më 20 janar 2022, kur policia ndërhyri për ta kontrolluar. Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, gjatë kontrollit nuk iu gjetën lëndë narkotike, ndërsa Arapi u arrestua për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Emri i tij është përmendur edhe në një tjetër hetim në maj të vitit 2025. Bëhej fjalë për rastin e një 15-vjeçareje, e cila mbërriti në Spitalin e Sarandës në gjendje të intoksikuar, pasi dyshohet se kishte konsumuar rreth 5 gramë kokainë.

Në kuadër të verifikimeve për këtë ngjarje, Arapi ishte një prej personave të marrë në pyetje nga autoritetet. Por përballjet e 49-vjeçarit me organet e drejtësisë nuk janë të reja. Rreth tetë vite më parë, ai u arrestua në Tiranë së bashku me dy persona të tjerë nga Saranda, pasi gjatë operacionit iu gjet një sasi kokaine. Për këtë ngjarje, Arapi qëndroi për disa muaj në burg.

Bëmat e Arapit nuk përfundojnë me kaq. Në janar 2021, Arapit u përmend gjithashtu pas një ndërhyrjeje të policisë në Delvinë. Gjatë atij operacioni u shoqërua edhe një person për tu marrë në pyetje, pasi policia kishte marrë informacion se mund të përfshihej në një konflikt me Arapin. Shoqërimi u krye si masë parandaluese. Ndërkohë, arrestimi i fundit rikthen në vëmendje emrin e tij dhe të shkuarën e tij të lidhur me hetimet për aktivitetin e narkotikëve në Sarandë. 

Kush janë persoant e tjerë të arrestuar?

Përveç 49-vjeçarit, Altin Arapi i njohur ndryshe si Altin Demiri dhe me pseudonimin “Boraqi”, mes personave të arrestuar janë edhe disa persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Feliks Filija

27-vjeçari është një nga personat e përfshirë në operacion. Ai është identifikuar si mik i Elvis Çaushllarit, i njohur me nofkën “Vis Korçari”. Filija nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2020, ai u arrestua në Elbasan, pasi u akuzua për “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, si dhe për “armëmbajtje pa leje”.

Medi Myftaraj

35-vjeçari është një emër i njohur për autoritetet. Ai u arrestua në shtator të vitit 2017 në Skrapar, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi rreth 500 gramë cannabis sativa. Gjashtë vite më vonë, në mars 2023, ai u arrestua sërish, këtë herë në Ksamil, ku gjatë kontrollit iu gjet një tjetër sasi lënde narkotike.

Fabjo Berhamaj

Edhe 30-vjeçari, Fabjo Berhamaj, rezulton me precedentë penalë. Në vitin 2016, ai u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me 7 vite burg për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ndërkohë, emri i tij rezulton i përfshirë edhe në një rast në Sarandë, për veprën penale “kalim i paligjshëm i kufirit”. 

Devis Saliaj

Devis Saliaj, 22 vjeç rezulton me disa episode të mëparshme të evidentuara nga autoritetet. Më 6 qershor 2025, ai u plagos me thikë në zonën e “Eukalipsit” në Sarandë. Ndërkohë, në shtator 2023, ishte arrestuar në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, në kuadër të një grupi të dyshuar për shpërndarjen e cannabis sativa-s dhe kokainës. Saliaj u vu sërish në pranga në Tiranë, në dhjetor të vitit 2025.

Erjon Dido

Erjon Dido, 41 vjeç, i njohur me pseudonimin “Macistja”, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Në tetor 2018, ai u arrestua në Sarandë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi cannabis sativa dhe u procedua për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në dhjetor 2024, emri i tij u përfshi sërish në një procedim penal, këtë herë në kuadër të një grupi.

Dhimitri Terolli

33-vjeçari, i njohur me pseudonimin “Miço Evgjiti”, rezulton të ketë pasur disa herë probleme me drejtësinë. Ai është proceduar më herët, kryesisht për raste të vjedhjes, ndërsa në një tjetër episod është përballur me akuzën për “plagosje të lehtë me dashje”.

Nazif Refitaj

Nazif Refitaj, 24 vjeç rezulton me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2021, ai u arrestua në Patos, pasi u akuzua për veprën penale “vjedhje e kryer në bashkëpunim”./Dosja.al

operacioni anti-drogë në sarandë

Sondazh

Poll

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!

Revolta e 96 kundër Ramës/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë/ Policia zbulon dinamikën: Pranga 5 personave

Grupi i armatosur mësyu tek hoteli i Bedinajt/Pasi largohen i vënë flakën mjetit,shkrumbohet Audi A8

PAMJET nga brenda hotelit, momenti kur personat me pistoleta në dorë mësyjnë te Regina

“Jo, jo,jo xhaxhi polici"/Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë fëmija traumatizohen nga situata

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Korçë/ Identifikohet i plagosuri, në kërkim autori

Përplasja mes biznesmenëve, momenti kur personat e armatosur shkojnë në hotel Regina

“Range Roveri i shkatërruar,momenti kur policia largon makinën e autorëve që kërcënuan Vasil Bedinaj

Far West me kallash në rrugët e Vlorës! Grupi i Bedinajt qëllon në ndjekje, gjenden 2 plumba...

Pas përplasjes me biznesmenin Vasil Bedinaj, shikoni si është përmbysur një nga makinat e autorëve

Sherr mes shoferave të furgonave në Kavajë, njëri prej tyre goditet me levë në kokë