Home Approccio Italo Albanese Macerata: Qyteti vepër arti ku jehon gjuha shqipe (Anche in Italiano)

Macerata: Qyteti vepër arti ku jehon gjuha shqipe (Anche in Italiano)

Qyteti antik dhe klasik i Maceratës, ku jetojnë shumë shqiptarë, ngjan me një telajo të gjallë ku historia, arti dhe mikpritja gërshetohen në mënyrë të përsosur. Ky qytet, që me të drejtë mund të konsiderohet një vepër arti në vete, mban të fshehur mes mureve të tij të lashta një shpirt të madh e të hapur, i cili di të mirëpresë dhe të bëjë të ndihet si në shtëpi çdo kulturë.

Në këtë atmosferë kaq elegante dhe frymëzuese, komuniteti shqiptar ka shkruar një kapitull të ri e të ndritur. Në Maceratën e kulturës dhe të universiteteve shekullore, ka hapur prej disa vitesh dyert një shkollë e shqipe. Ky nuk është thjesht një institucion, por një urë shpirtërore që lidh të shkuarën me të ardhmen.

Në bankat e kësaj shkolle, fëmijët e familjeve shqiptare por edhe të gjithë ata fëmijë kureshtarë që duan të zbulojnë një kulturë të re po mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë gjuhën e bukur shqipe. Është një pamje magjike të shohësh sesi alfabeti ynë merr jetë në zemër të Italisë, duke ruajtur rrënjët, identitetin dhe traditën e të shkruarit të pastër.

Macerata dëshmon sot se arti i vërtetë nuk qëndron vetëm te monumentet e saj apo te Sferisterio i famshëm( Sferisterio i Maceratës është një nga teatrot më unikë dhe më të famshëm të operës në mbarë botën)
por qëndron te aftësia për të bashkuar njerëzit përmes dijes. Ky qytet mikpritës dhe i bukur na kujton se pavarësisht ku ndodhemi në botë, gjuha dhe shkrimi janë pasuria më e çmuar që mund t’u lihet trashëgimi brezave të rinj.

            JETINA BUSHI!

Macerata: Una città opera d’arte dove risuona la lingua Albanese !

La città antica e classica di Macerata, dove vive una numerosa comunità albanese, assomiglia a una tela vivente in cui storia, arte e accoglienza si intrecciano in modo perfetto. Questa città, che a pieno titolo può essere considerata un’opera d’arte a sé stante, custodisce tra le sue antiche mura un’anima grande e aperta, capace di accogliere ogni cultura e farla sentire a casa.

In questa atmosfera così elegante e stimolante, la comunità albanese ha scritto un capitolo nuovo e luminoso. A Macerata, culla di cultura e di università secolari, ha aperto già da diversi anni le sue porte una scuola di lingua albanese. Non si tratta semplicemente di un’istituzione, ma di un ponte spirituale che unisce il passato al futuro.

Tra i banchi di questa scuola, i bambini delle famiglie albanesi – ma anche tutti quei bambini curiosi che desiderano scoprire una nuova cultura – stanno imparando a scrivere e a leggere la bellezza della lingua albanese. È un’immagine magica vedere come il nostro alfabeto prenda vita nel cuore dell’Italia, preservando le radici, l’identità e la tradizione della scrittura autentica.

Macerata dimostra oggi che la vera arte non risiede solo nei suoi monumenti o nel famoso Sferisterio – uno dei teatri d’opera più unici e celebri al mondo – ma risiede soprattutto nella capacità di unire le persone attraverso la conoscenza. Questa città accogliente e splendida ci ricorda che, ovunque ci troviamo nel mondo, la lingua e la scrittura rimangono la ricchezza più preziosa da lasciare in eredità alle nuove generazioni.

         ✍️ JETINA BUSHI
Share: