Home KRYESORE FJALA QË DHEMB… Nga Elvira Zeneli

FJALA QË DHEMB… Nga Elvira Zeneli

Nê një shkollë të vogël, pranë një qyteti të qetë, mësonte një djalë që quhej Erisi. Ishte i urtë, i sjellshëm dhe gjithmonë mbante një libër në duar. Nuk fliste shumë, por kur dikush kishte nevojë për ndihmë, ai ishte i pari që afrohej.
Megjithatë, Erisi dinte një gjë që e bënte të ndryshëm nga të tjerët: ishte i dobët në trup dhe mbante syze të mêdha.
Në fillim ishin vetëm disa të qeshura.
— Ja, erdhi profesori i vogël! — thoshte njêri.
— Kujdes, se na lexon edhe mendimet! — shtonte tjetri.
Të gjithë qeshnin.
Edhe Erisi përpiqej të qeshte bashkë me ta, duke u shtirur sikur nuk i kushtonte rëndësi.
Por, kur kthehej në shtëpi, i hiqte syzet, i vendoste mbi tavolinë dhe qëndronte gjatë duke parë nga dritarja, në heshtje.
Një ditë, gjatë pushimit, një grup djemsh ia
morën çantën dhe e hodhën në tokë.
Librat u shpërndanë nëpër korridor.
Erisi u ul t’i mblidhte.
Askush nuk e ndihmoi.
Pêrkundrazi, dëgjoi përsëri të qeshura të
mbytura.
Atë ditë ai nuk foli me askënd.
Kur u kthye në klasë, mësuese Ela vuri re se
diçka kishte ndryshuar në qëndrimin e tij.
— Eris, çfarë ke?
— Asgjë, mësuese.
Por sytë e tij thonin të kundërtën.
Mësuese Ela nuk këmbënguli. Vetëm i tha me zë të ngrohtë:
— Ndonjëherë, “asgjëja” që mbajmë
brenda bëhet më e rëndë se një mal.
Kjo fjalê i rrinte në kokë gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes. I dha një forcê të brendshme shpirtêrore.
Të nesërmen, në klasë erdhi një nxënës i ri.
Quhej Arti.
Ai ishte i heshtur dhe dukej pak i frikësuar.
Kishte ardhur nga një qytet tjetër dhe nuk njihte askënd.
Kur ra zilja e pushimit, disa nga djemtë filluan të talleshin edhe me të.
— Shikoni kë kemi sot! — thirri lideri i grupit, duke i bllokuar rrugën. – Do të bëhesh edhe ti si Erisi, apo e ke me rregull tjetër?
— Nga na erdhi ky djaloshi i trembur? — foli një tjetër duke qeshur. — Pse nuk flet?
Mos ke harruar si flitet nê qytetin tënd?
Arti u ul dhe shtrëngoi rripat e çantës.
Erisi i pa. Për herë të parë, ai kuptoi diçka të rëndësishme. Nuk duhej të heshte. Nëse do të heshte, talljet do të vazhdonin përgjithmonë.
U ngrit nga banka dhe tha me zë të lartë:
— Mjaft! Lëreni të qetë!
Korridori u bë menjëherë i heshtur.
Ndërprerja e papritur i habiti të gjithë.
— Pse mjaft? Çfarë do të bësh po nuk e lamë, profesor? — e pyeti lideri i djemve, Roani, duke hedhur një hap para dhe me një buzëqeshje sfiduese.
Erisi mori frymë thellë, pa u lëkundur.
— Sepse e di si ndihet ai që qëndron vetëm
ndêrsa tê tjerët qeshin me të, — tha ai me zë të palëkundur. — Një fjalë mund të duket e vogël për até që e thotë, por mund të jetè shumë e rëndë për atë që e dëgjon.
Kush ju jep të drejtën të lëndoni të tjerët
vetëm për t’u dukur të fortë?
— Asnjë i fortë nuk fshihet pas fjalêve të
liga, — ndërhyri menjëherë njé zë i prerë pas shpinês së tyre.
Ishte mësuesja. Ajo kishte dalë në korridor dhe po i shihte djemtë me njé vështrim të rreptë por të zhgënjyer.
Djemtë ulën menjëherë kokën. Ata që pak mê parê po qeshnin, tani panë nga dyshemeja, të përfshirë nga një ndjenjë e papritur turpi.
Mësuesja u afrua, vendosi dorën mbi supin
e Erisit dhe iu drejtua të gjithëve:
— Sot Erisi na mêsoi një nga mësimet mè
té rëndësishme tê jetës: të jesh i fortë nuk do të thotë të tallesh më të dobëtin; do të thotë të kesh guxim ta mbrosh. Shpresoj që secili prej jush ta mbajë mend mirë këtë që ndodhi sot.
Pas mësimit do të bëjmë një mbledhje, ku çdo shqetësim do të zgjidhet mes nesh. Të gjithë së bashku jemi si një familje dhe, e kemi kurajon ti themi gjêrat dhe t’ju japim zgjidhje. Tê mos i lejmë problemet të marrin pêrshkallëzime.
Nxënësit panë njëri – tjetrin dhe heshtën.
Arti e pa Erisin në sy. Dhe për herë të parë që nga dita kur kishte ardhur n’atë shkollë, buzèqeshi i çliruar.
Që nga ajo ditë, nê atë klasë ndryshoi diçka.
Nuk u zhdukën menjëherë të gjitha
problemet. Por fêmijët filluan tê mendonin para se té flisnin. Sepse kuptuan se pas çdo fytyre mund të fshihej një dhimbje që nuk dukej.
Dhe Erisi?
Ai nuk i hoqi më syzet kur dikush e
shikonte. I mbante krenar. Sepse kishte kuptuar se ajo që e bënte të ndryshëm nuk ishte dobési. Ishte thjesht pjesë e tij.
Dhe një ditë, në fletoren e tij shkroi:
“Mos e përdor fjalën për të plagosur dikë.
Përdore për t’i dhènë dorën kur ai ka nevojë të ngrihet.”
Që atëherë, ajo fjali u bë si nje rregull i
pashkruar në klasën e tyre. Mësuesja
madje e shkroi atë me shkronja të mëdha sipër tabelës, që ta shihte çdo nxénës që
hynte në klasë.
Vite më vonë, kur Erisi dhe Arti ishin rritur dhe po përgatiteshin të largoheshin nga
ajo shkollë, tabela u ndërrua, por ajo fjali mbeti e gdhendur nê mendjen e secilit prej
tyre. Sepse ndonjëherë, nje fjalē e mirë nuk është thjesht një shprehje e zakonshme.
Eshtë një dorë që shpëton dikë nga rrëzimi.

Share: