Nga Mentor Kikia
Ky “zvarraniku” dyshohet se eshte nje zjarrvenes. Nuk di ne c’rrethana, por ne nje video te shperndare nga policia, ai shfaqet ndersa ngjit shpatin e kodres, ne nje fshat ne Mirdite, futet ne pyll dhe ndez tri zjarre njeri pas tjetrit. Deri sa kapet nga policia.
Tani, une e di qe kjo nuk mund te ndodhe se ligjet jane ligje. Por, nese ky shpallet fajtor, do te doja qe ai te lidhej pas nje peme ne zonen ku ndezi zjarrin e ta linin te digjej bashke me pemen.
Mund t’ju duket horror kjo, por me besoni, do te isha dakord me kete forme ndeshkimi pa asnje medyshje.
Me qan shpirti kur shikoj pyje masive qe digjen, male e kodra qe shkretohen ne menyre te pakthyeshme nga dora e ktyre njerezve.
Ndaj nuk do te kisha asnje meshire qe ky njeri, dhe te gjithe ata qe me dashje i vene zjarrin natyres, te digjeshin, si qeniet me te padobishme qe toka ushqen.
































