Home Approccio Italo Albanese Sigfrid Ranucci, Ergys Agasi dhe emisioni Report i Rai 3 sot… Nga...

Sigfrid Ranucci, Ergys Agasi dhe emisioni Report i Rai 3 sot… Nga Dritan Hila (Anche in Italiano)

Dy vite më parë, një gazetar italian i quajtur Sigfrid Ranucci bënte një emision ku merrte për bazë thëniet e Arben Ahmetajt, Berishës dhe Syri.net. Aty citohej edhe Ergys Agasi. Dy vite më parë më bënte përshtypje implikimi i Agasit. Nuk e di nëse ka pasur të drejtë Ranucci. Sot Agasi është nën pranga. Të shohim si do t’i vejë halli, pasi, me llafe pazari, këtu kanë nga dy vite në paraburgim njerëzit.

Kurse Ranucci, pas emisionit në “Report” në Rai 3, bëri edhe një sajese për një bombë që, sipas tij, ia paskëshin vënë shqiptarët pas emisionit të tij. Sot Ranucci akuzohet për autolezionizëm, me ndihmën e mikut të tij Walter Lavitola, një personazh i prapaskenave, me miqësi edhe me Ilir Metën, të cilin e ka takuar në Romë. Sipas akuzave, Lavitola i kishte vënë një bombë rudimentare për ta paraqitur Ranuccin si viktimë të investigimeve të tij, investigime të cilat sot përfliten nga RAI si sipërfaqësore dhe joprofesionale, ndërsa Ranucci thuhet se është drejt pushimit nga puna.

Sot turma e ka harruar këtë dhe, dema, emisionin e tij, ku, me ngjarje të nxjerra nga konteksti, akuzonte qeverinë shqiptare dhe eksponentë të saj.

Turma, përfshirë edhe këta revolucionarët pas pilafit të protestës, nisur nga një status imi i para dy vitesh, ku shprehja dyshimin për Agasin dhe profesionalizmin e Ranuccit, ka gjetur viktimën e radhës dhe me paskan dënuar! Punë fekalesh.

80 vite më parë, turmat ulërinin nëpër sheshe: “Kriminelët në litar!”, pa pritur të fliste gjykatësi. Në vitin 2026, turmat ulërijnë njësoj, por në rrjetet sociale. Për fat, kanë vetëm tastierën dhe llapën, se po të ishte për revolucion, do të kishin dy muaj që do ta kishin bërë.

Por janë nga ata tipa për të cilët në Labëri thonë:

“Ta kesh mik, të prish punë; ta kesh armik, të ha munë.”

“Sigfrid Ranucci, Ergys Agasi e il programma Report di Rai 3 oggi…” Di Dritan Hila

Due anni fa, un giornalista italiano di nome Sigfrid Ranucci conduceva una trasmissione nella quale prendeva per buone le dichiarazioni di Arben Ahmetaj, Berisha e Syri.net. In quella trasmissione veniva citato anche Ergys Agasi. Già allora mi aveva colpito il coinvolgimento di Agasi. Non so se Ranucci avesse ragione. Oggi Agasi è in manette. Vedremo come andrà a finire per lui, visto che, a sentire i discorsi da bar che circolano qui, ci sono persone che passano anche due anni in custodia cautelare.

Ranucci, invece, dopo la trasmissione “Report” su Rai 3, mise in scena anche una storia secondo la quale gli albanesi gli avrebbero messo una bomba dopo la sua trasmissione. Oggi Ranucci è accusato di essersi procurato volontariamente delle lesioni, con l’aiuto del suo amico Walter Lavitola, personaggio delle retrovie della politica, legato da amicizia anche a Ilir Meta, che aveva incontrato a Roma. Secondo l’accusa, sarebbe stato Lavitola a collocare una bomba rudimentale per far apparire Ranucci come una vittima delle sue inchieste, inchieste che oggi vengono definite dalla RAI superficiali e poco professionali, mentre Ranucci sarebbe vicino al licenziamento.

Oggi la folla ha dimenticato tutto questo e, a quanto pare, ha dimenticato anche la trasmissione nella quale, attraverso fatti estrapolati dal loro contesto, accusava il governo albanese e alcuni suoi esponenti.

La folla, compresi questi rivoluzionari dell’ultimo minuto, quelli che si fanno avanti dopo la messa della protesta, partendo da un mio post di due anni fa nel quale esprimevo dubbi su Agasi e sulla professionalità di Ranucci, ha trovato la prossima vittima e, a quanto pare, ha già emesso la mia condanna! Roba da fogna.

Ottant’anni fa le folle urlavano nelle piazze: “I criminali alla forca!”, senza aspettare che parlasse il giudice. Nel 2026 le folle urlano allo stesso modo, solo che lo fanno sui social network.

Per fortuna hanno soltanto la tastiera e la lingua lunga, perché, se fosse dipeso dalla loro rivoluzione, avrebbero già fatto tutto da almeno due mesi.

Ma sono quei tipi di persone di cui in Labëria si dice:

“Se lo hai come amico, ti rovina; se lo hai come nemico, no potraà farti nulla.”

Share: