Home KRYESORE Ku thyhet vështrimi… Nga Marjeta Shatro Rrapaj

Ku thyhet vështrimi… Nga Marjeta Shatro Rrapaj

Trishtimi u pengua mes nesh
E dëshirat i frenuam nën ritin e vjetër
Për të mundur pamundësinë e përditshmërisë
Ndjenjat e shtypura prej pritjeve të gjata
Vetëm për t’u ndier ndryshe shpirtrat e vuajtur
Në botën që nuk e zgjodhëm vetë
Ku veç mbetemi dëshmitarë të saj pa vullnet
Prej lirisë që na detyron të heqim kufijt e së vërtetës
Për të qenë përjetësisht të lirë në përkohshmërinë tonë marramendëse
Ku materia jonë e brendshme lëshon valë magnetike për lidhje largësie të mistershme
Në relievin e jetës pa mëdyshje…
@Marjeta Shatro Rrapaj

Share: