Më 05.09.2026 në ora 13:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin R.J. (56) nga fshati Miletinë e Tetovës. Paraprakisht, R.J. duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „Opel Corsa“ me targa të Tetovës, ka shkaktuar aksident komunikacioni me dëme materiale. Gjatë alkooltestit të kryer, tek ai janë matur 3,00 promilë alkool në gjak. Me udhëzim të prokurorit publik nga PTHP Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal „ngasje e pakujdesshme e automjetit“, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojnë parashtresat përkatëse. Vendos titull








