E dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi me jetë, arrestohet 36-vjeçari në Gostivar

Më 04.09.2026 në ora 19:45 në SP Gostivar, një grua 35-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se më 03.09.2026 rreth orës 23:50, në shtëpinë e tyre, është sulmuar fizikisht dhe maltretuar nga bashkëshorti i saj V.M. (36).
Sipas denoncimit, ai i ka drejtuar edhe kërcënime për jetën.
Më 04.09.2026 në ora 22:50, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, V.M. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.