Arrestohen dy personat që një ditë më parë sulmuan 46 vjeçarin në Tetovë

Më 04.09.2026 në ora 19:00, zyrtarë policorë nga SP Tetovë kanë privuar nga liria personat L.B. (36) dhe A.SH. (37), të dy nga Tetova.
Ata një ditë më parë ishin denoncuar nga I.I. (46) nga Tetova se e kishin sulmuar fizikisht në rrugën “Hekurudhat”.
Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.