Më 05.09.2026 në ora 19:00 në fshatin Galiçnik, në një hapësirë parkimi, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin D.E. (47) nga Shkupi. Gjatë kontrollit tek ai, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, gjashtë paketime me lëndë të bardhë pluhur dhe një paketim me kërpudha halucinogjene. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Ballina Lajmi i Dites Marihuanë, drogë sintetike dhe kërpudha halucinogjene: Kapet shkupjani në parkingun e Galiçnikut








