Gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme të shtetit, punonjësit e policisë i privuan nga liria A.H. nga Shtipi, J.F. nga Prilepi, S.M. (38) dhe S.V. (23), të dy nga Koçani, J.K. (20) nga Shtipi, një të mitur 17-vjeçar nga fshati Dollno Koliçan, Shkup, F.V. (27) nga fshati Studeniçan, Shkup, E.B. (36), I.S. (34), V.V. (18), të gjithë nga Shkupi, D.P. (20) dhe B.J. (68), të dy nga Velesi, B.S. (33) nga Kumanova, si dhe një të mitur 16-vjeçar nga fshati Novakë, Tetovë, për “drejtim të papërgjegjshëm të automjetit”, përkatësisht sepse kishin drejtuar automjet pa patentë shoferi.
Gjithashtu janë privuar nga liria V.J. (29) nga fshati Novac, sepse kishte drejtuar automjet nën ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik, dhe S.R. (39) nga fshati Skudrinjë, komuna Mavrovë e Rostushë, sepse kishte vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjet pa dhënë provimin e drejtimit, ose nëse kanë masë të shqiptuar ndalimi për drejtim, ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt.








