Interi triumfoi 3-2 ndaj Napolit në duelin e javës së tretë në Serinë A, pas një përmbysje të çmendur.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri, mori një avantazh 0-2, por nuk e shfrytëzoi dhe u përmbys në fund.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta nisi me festën e miqve në “San Siro”. Politano në minutën e 50-të dhe Hojlund në minutën e 53-të, i dhanë avantazhin e dyfishtë Napolit.
Megjithatë, reagimi i Interit erdhi vetëm 3 minuta më vonë, me golin e Lautaro Martinez. Në minutën e 82-të, ishte Marcus Thuram që barazoi shifrat, pasi më herët ishte ndalur nga shtylla.
Në minutat e fundit, Napoli shpërdoroi dy raste të pastra dhe aksionin e radhës e pësoi. Ishte Lautaro Martinez, që në minutën e parë shtesë, shënoi golin e tretë dhe të përmbysjes pas një asisti të marrë nga Akanji.
Kjo është fitorja e tretë radhazi për Interin, që merr kryesimin me 9 pikë, ndërsa Napoli regjistron humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në kuotën e 3 pikëve.