Modric do të luajë me Kroacinë në Ligën e Kombeve

5 Shtator 2026, 14:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Luka Modric do të vazhdojë të luajë me kombëtaren e Kroacisë edhe në moshën 41-vjeçare.

Federata Kroate e Futbollit ka konfirmuar se mesfushori i Milanit do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin 2026-27. Modric, i cili mbush 41 vjeç javën e ardhshme, ka konfirmuar se është në dispozicion për të gjithë fushatën e ardhshme të Ligës së Kombeve, nëse do të jetë në gjendje të mirë fizike.

Federata ka bërë të ditur se ai do të përfshihet në listën për grumbullimin e shtatorit dhe tetorit, ndërsa lista e plotë do të publikohet të hënën.

Gjatë verës kishte pasur raportime se Modric mund t’i jepte fund karrierës me Kroacinë pas një sezoni zhgënjyes me Milanin dhe eliminimit të Kroacisë nga Portugalia në fazën e 1/32-ve së Kupës së Botës. Megjithatë, lojtari ka vendosur të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses.

Modric ka aktualisht 202 ndeshje me Kroacinë dhe është lojtari i tretë me më shumë paraqitje në historinë e kombëtareve. Përpara tij ndodhen Cristiano Ronaldo me 233 ndeshje dhe Lionel Messi me 207 ndeshje.


Video